Italia, gjatë 24 orëve të fundit 6557 të prekur dhe 793 të vdekur

0
113
Italia, gjatë 24 orëve të fundit 6557 të prekur dhe 793 të vdekur

Situata në Itali vijon të jetë shqetësuese pasi rastet e personave të prekur nga koronavirusi dhe jetët e humbura raportohen sërish me shifra të frikshme.

Ministria e Shëndetësisë në Itali njoftoi para pak se 24 orët e fundit u regjistruan 6557 të prekur nga koronavirusi, kurse humbën jetën 793 njerëz.

Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 53`578 numri i përgjithshëm i personave të prekur. Ndërsa ka arritur në 4825 shifra totale e të vdekurve.

Shifrat tregojnë se nga numri i përgjithshëm i të prekurve janë shëruar 6072 njerëz.

Në gjendje kritike për jetën janë 2857 njerëz.

Sakaq janë edhe 42671 pacientë të cilët ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu