Izet ‘Bossi’

0
1286

Izet Bossi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, Izet Mustafa, ka benficione gati sa një kryetar komune. Ai ka një veturë luksoze që shpenzon derivate për katër vite 21 mijë euro.

Në një raport të kësaj sindikate që e ka siguruar portali indeksonline të shpenzimeve të Mustafes thuhet se gjatë katër viteve ka shpenzuar 21 mijë e 247 euro vetëm për veturën e tij. Ndërsa përveç pagës së tij që e merr, shpenzime personale për katër vite Mustafa ka bërë 67 mijë e 491 euro.

Nexhat Llumnica, kryetar i Shoqatës së Sindikatës së Pavarur në Termocentralin “Kosova B”ka thënë për indeksonline se Izet Mustafa bën mbi 200 mijë euro tërheqje të parave pa asnjë mbulesë bankare duke i paguar pushimet e punëtorëve në breg det.

Llumnica e ka quajtur këtë mënyrë të shpenzimeve të stilit ‘kauboj’.

“Ai i nxjerr paret si kauboj, e ka autorizimin e krejt SPEK-ut. Nëse dikujt i duhen të holla duhet të bëhet një kërkesë dhe shkon i merr kesh paret, ai nuk bën transfere. Ligji nuk e lejon mbi të bëhet kjo shumë kaq e madhe, sepse konsiderohet shpëlarje parash dhe mund të ndiqet penalisht. Për çdo vit Izet Mustafa i nxjerr mbi 220 mijë euro për pushime verore të punëtorëve, i bën pagesat për punëtorët. As nuk ka transfere bankar dhe nuk ka asnjë mbulesë. Për këto nuk i jep llogari askujt dhe as nuk ka auditim”, ka thënë Llumnica.

Sipas Llumnicës, Mustafa vetëm për shpenzime personale për katër vite mandat ka shpenzuar mijëra euro. “Vetëm shpenzime personale përveç pagës së tij i ka shpenzuar edhe 67 mijë e 491 euro gjatë mandatit”.

Për fondin e sindikatës i vetmi person i autorizuar është Izet Mustafa thotë Llumnica. Ky fond përbëhet nga 1 për qind e pagave të punëtorëve të KEK-ut që menaxhohet nga sindikata.

“Kryetari i SPEK-ut Izet Mustafa është i vetmi njeri i autorizuar për tërheqjen e parave nga fondi i sindikatës nga llogaria bankare, i cili fond përbëhet nga 1 për qind e pagave të anëtarëve të sindikatës, në atë fond janë diku rreth 200 mijë euro në vit, duke llogaritur nga mesatarja e pagës së anëtarëve sepse kryetari asnjëherë nuk i jep llogari askujt”, thotë Llumnica.

Llumnica e konsideron si anomali tjetër që Mustafa mban 18 mijë euro të sindikatës pa asnjë mbulesë.

“Anomali tjetër e Izet Mustafës është se mban pa kurrfarë autorizimi e as llogari bankare rreth 18mijë euro të sindikatës. Këto mjete thotë se janë duke u ruajtur ‘njëfarë vendi’, por që nuk tregon ku”, ka treguar Llumnica.

Shpenzimet e xhipit të Izet Mustafës për vitin 2011 janë 4 mijë e 952 euro. Më 2012 Mustafa ka shpenzuar derivate 5 mijë e 177 euro. Më 2013 kryetari i SPEK-ut ka shpenzuar për veturën e tij personale 6 mijë e 163 euro. Ndërsa më 2014, 4 mijë e 954 euro. Gjithsej gjatë këtyre viteve Izet Mustafa ka shpenzuar 21 mijë e 247 euro vetëm për veturën e tij. Vetëm për mirëmbajtje të kompjuterit për katër vite Mustafa ka shpenzuar 2 mijë e 276 euro./indeksonline/

Doc 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu