Izraeli sulmon përsëri në Gaza, gjashtë persona mbesin të vdekur

0
713

Së paku gjashtë Palestinezë janë vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në Gaza, përfshirë dy gra. Sulmi i Izraelit edhi disa orë pasi grupi islamik Hamas deklarojë se ka prishur marrëveshjen për armëpushim me Izraelin. Në martën, militant të këtij grupi lëshuan një sulm tek një autobus shkolle me një gjuajtës anti-tank ku mbeten të plagosur dy persona.

Deri më tani numri i të vrarëve në radhët e Palestinezëve ka shkuar në 10 ndërsa 40 janë të dëmtuar, që prej të martës. Një ditë më parë Hamsi – i cili qeveris në rripin e Gazës – zhvilloi një takim me militantët e përçarë dhe ra dakord se do të imponojnë armëpushimin nëse Izraeli ndalon sulmet. Shumica janë civilë, përfshirë një nënë bashkë me vajzën e saj 21-vjeçare.

Izraeli ka bërë të ditur se Hamasi mban përgjegjësi për të gjitha sulmet që vijnë nga territori Palestinez, pavarësisht se nga cili grup ndërmerren sulmet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu