Ja cili është Presidenti më i varfër në botë

0
822

Presidenti i Uruguait, Jose Mujica, është ndoshta njeriu më i afërt me popullin, nga të gjithë liderët tjerë botërore. Ai e ka epitetin “el presidente mas pobre del mundo”, apo “presidenti më i varfër”, për shkak të sakrificës së tij të pabesueshme!

Ky njeri i pazakontë dhe bujar jep më shumë që 90 për qind të pagës për populli e tij. Nga 12.500 dollarë sa janë të ardhurat e tij neto, ai mbanë vetëm 1.250 për shpenzimet elementare.

Për gazetën spanjolle “El Mundo” ai ka thënë: “Jetoj mirë me ato para. Duhet, sepse e di se sa uruguaianë mbijetojnë me më pak se aq”.

Edhe gruaja e tij që punon si senatore, po ashtu ndanë një pjesë të të ardhurave të saj. Ata dy jetojnë në një shtëpi modeste. Ndërsa, prona më e vlefshme e tyre është vetura Volksëagen që kushton rreth 2.000 dollarë.

Qëkur erdhi Mujica në pushtet, më 2010, vendi i tij konsiderohet si një ndër vendet më së paku të korruptuara në botë! Nuk është çudi, kur kreu i shtetit i tyre nuk ka llogari bankare, apo ndonjë borxh, dhe e gjen kënaqësinë në jetën familjare dhe shoqërinë e qenit manarit të tij Manuel.

Paga e tij vjetore është 15.000 dollarë bruto. Kjo paraqet 5.8 për qind të pagës së kryeministrit britanik, David Cameron; 4.2 për qind të presidentit kanadez Stephen Harper (Kanada); 3.1 për qind të presidentit amerikan Barack Obama; 2.9 për qind të presidentit kenian Raila Odinga ; dhe 0.7 për qind të parave të fituara nga presidenti i Singaporit, Lee Hsien Loong.

Mujica jeton një jetë shumë të thjeshtë dhe të tërhequr. Refuzon të jetojnë në pallatin presidencial. Ai në vend se të shpërngulet, ia ka lëshuar këtë ndërtesë të mrekullueshme dimrin e kaluar të pastrehëve, që ata t’i mbijetojnë ngrirjes.

El Mundo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu