Ja çka u gjetë pranë stadiumit të Hannoverit

0
813

Policia Gjermane

Një alarm për bombë ka anuluar ndeshjen miqësore mes Gjermanisë dhe Holandës, e cila ishte parashikuar për t’u luajtur këtë mbrëmje në stadiumin e Hanoverit.

Një veturë e ambulancës e mbushur me eksplozivë është gjetur e parkuar jashtë stadiumit kombëtarë të Gjermanisë.

Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare duke iu referuar zyrtarëve të sigurimit, të cilët kanë treguar këtë detaj tronditës, përderisa Gjermania është duke u përgatitur që të zhvillojë një ndeshje miqësore të futbollit me Holandën sonte.

Ndeshja tashmë është anuluar, për shkak të frikës nga ndonjë sulm terroristë. Këto zhvillime vijnë vetëm 4 ditë pas sulmeve në Paris, ku u vranë 129 persona.

Ekipi i kombëtares së Gjermanisë është dërguar në një zonë të sigurt jashtë stadiumit të Hannoverit.

Besohet se “ambulance” ka qenë një veturë kamofllazhë e përdorur nga terroristët.

Ndërkohë, ndeshja miqësore mes Francës dhe Anglisë, e cila pritet të nis në 21:00, duket se nuk do të anulohet. Të paktën deri tani nuk ka pasur asnjë njoftim, pavarësisht frikës së madhe që ekziston pas sulmeve të fundit që ndodhën të premten në Paris. Mbi 130 persona humbën jetën në sulmet që nisën fillimisht pranë stadiumit ku po zhvillohej miqësorja mes Francës dhe Gjermanisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu