Ja çka u thotë përmes një letre Jahjagës, Mustafës e Thaçit, motra e dëshmorit Arbën Rexhaj, Merita

0
1013

Deshmori Arben Rexhaj

Merita Rexhaj, motra e dëshmorit Arbën Rexhaj, ka vendosur tu shkruaj letër publike drejtuesve të shtetit të Kosovës, për siç ka thënë ajo fatin e të luftëtarëve të burgosur, të arrestuar në IRJM pas Betejës së Kumanovës. Rexhaj në letrën qe u ka drejtuar, presidentes Jajaga, kryeministrit Mustaf e zëvendëskryeministrit Thaçi ka thënë se këtë po e banë pasi është revoltuar me mosreagimin dhe heshtjen deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase.

Kjo është letra e plotë e Rexhajt drejtuar krerëve të shteti të Kosovës:

LETËR PUBLIKE

Presidentes së Republikës së Kosovës, z. Atifete Jahjaga

Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa

Zevendëskryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi.

E revoltuar nga mosreagimi dhe heshtja deri në bashkëfajësi me autoritetet maqedonase, unë, Merita Rexhaj, motra e Dëshmorit Arbën Rexhaj, po ju drejtohem juve në lidhje me fatin e të luftëtarëve të burgosur, të arrestuar në IRJM pas Betejes së Kumanovës! Ju prej fillimit nuk ishin zot të menaxhoni rastin. Nuk dhatë asgjë zyrtarë në lidhje me listën e të vrarëve dhe të arrestuarve. Në vend të kësaj, keni urdhëruar bastisje në shtëpitë e dëshmorëve të vrarë! Ju nuk keni kërkuar as më të voglin hetim në rastin e Kumanovës. Nuk keni pyetur veten, pse Ministria e Puneve të Brendshme maqedonase ka dorëzuar Ambasadës së Kosovës në Shkup një letër ku figuronte emrin e Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj, ndërsa më pas ata u kthyen në Kosovë në arkivola?! Apo jeni edhe ju bashkëfajëtor në këto krime?! A nuk ju vret ndërgjegja?! Ju keni dyfishuar dhimbjen tone..! Trimat që ranë dëshmorë na kanë shkuar në botën e përtejme. Po ku jeni tash për të burgosurit?! Ata janë torturuar mizorisht që nga dita e parë të tmerrit të arrestimit të tyre. Disa prej tyre raportohet se janë transferuar në burgjet e Prelepit dhe Manastirit, ku kanë filluar sërish torturat shtazarake ndaj tyre. Çdo orë u hynë në qeli persona të maskuar, që i kërcënojnë se do t’i vrasin. Po maqedonët shtaza presin që ata mos do vdesin vet prej torturave… Pse deri më tani nuk keni provuar të kërkoni ekstradimin e tyre në Kosovë? Apo vet jeni në marrëveshje me ta e mos keni gjisht edhe ju në planin e likuidimit të të gjithë të burgosurve?! Dhe do të pyesja edhe z. Thaçin që luftëtarët trima të Betejes së Kumanovës i quajti “terrorista”: A nuk janë këta të njëjtat djem të UÇK-së që ishin ushtarë të devotshëm të atdheut, kur ti ishe komandant i tyre në luftën e Kosovës? Nëse këta janë terrorista, kush je ti z. Thaçi?! Apo kolltuku të ka bërë me amnezi dhe tashmë je në të njëjtën linje të veprimeve antishqiptare së bashku me Gruevski-Ali Ahmeti?! Nëse djemtë e Kumanovës skanë përfaqësues shtetin, e kanë popullin!! Dhe prej këtij momenti, duhet të luteni të mos u ndodh diçka dhe të ndërmerrni hapat zyrtare në mbrojtjen e tyre, sepse po u ndodh diçka, do të hakmerremi në ju! Ju do të përgigjeni! Maqedonët u munduan të mbulojnë krimet dhe rrënat e tyre me rrëna të tjera, por edhe ju si përfaqësues të Kosovës jeni munduar të mbuloni krimet e maqedonasve. Prej sllavo-maqedonasve e kemi pritur, por për juve jo, se jeni shqiptarë e përfaqësoni (lexo: teorikisht) popullin e Kosovës! Prandaj, populli të mos i harrojë heronjtë e Kumanovës, dhe nëse këta qeveritarë nuk ushtrojnë detyrat e veta, duhet të dalin në protesta masovike deri në rrëzimin e qeveritarëve të korruptuar dhe të zhytur në krim dhe kolaboracionizëm!

Merita Rexhaj, 20.06.2015

Arben Rexhaj, ne teritor te maqedonis
Deshmori Arben Rexhaj, duke shkuar ne drejtimin e Kumanoves

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu