Ja dëshmia e plotë e Komandant Malishevës

0
635

Ja dëshmia e plotë e Komandant Malishevës

“Rasti Kumanova është skenar i montuar politik nga ish Qeveria e Maqedonisë dhe së shpejti do të dalin edhe emrat e atyre që e kanë organizuar”. Kështu deklaroi Andi Krasniqi ose komandant Malisheva, i cili sot i tregoi gjykatës versionin e tij të luftimeve të 9 majit. Malisheva, i cili e ka pasur shok të afërt udhëheqësin e grupit Mirsad Ndrecaj, tha se pjesëtarët e grupit kanë pasur shpesh takime me politikanë, policë e zyrtarë të tjerë shqiptar nga Maqedonia të cilët gjoja u janë ankuar atyre për kushtet e vështira në të cilat gjenden shqiptarët e Maqedonisë. E, më pas u kanë bërë thirrje për të ardhur në Maqedoni dhe për të luftuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbardhjen e rasteve të montuara politike.

“Ky rast është kryekëput politik, akuzat për terrorizëm që na mbarten neve duhet t’ua drejtoni Qeverisë suaj”, ka thënë Andi Krasniqi (Komandant Malisheva).

“Malisheva” siguroi që Ali Ahmeti, Sadulla Duraku dhe Ejup Alimi e kanë ditur se grupi i armatosur do të vijë në Maqedoni dhe i kanë ditur edhe qëllimet e tyre. Ai denoncoi se ekziston një incizim audio-vizuel i takimit të pjesëtarit të shërbimit sekret, Shenasi Memeti dhe një maqedonasi poashtu nga shërbimi sekret, te cilët janë takuar me liderët e grupit të Kumanovës, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj.

Ja dëshmia e plotë e Komandant Malishevës

Avokati Mefail Arsllani: A ju ka treguar Mirsad Ndrecaj se takimet e tij me pjesëtarët e shërbimit sekret janë të filmuara?

Andi Krasniqi: Po.

Avokati Mefail Arsllani: A ju ka treguar se kush i ka ato incizime?

Andi Krasniqi: Jo, nuk e di. Por e di që ekzistojnë. 3 orë e 17 minuta zgjat inçizimi. Më kanë ngelur në kokë këto numra. Në takim Mirsadi më ka thënë se është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, për vrasjen e Harun Aliut e të tjerë. Mirsadi më ka thënë se edhe më herët është takuar me Shenasi Memedin.

Shokët e tij e pyetën se përse nuk i ka paralajmëruar pjesëtarët e grupit, se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë takuar me një spiun, por “Malisheva” tha se, ai atëherë as që e ka njohur Shenasi Memedin, dhe as që e ka parë ndonjëherë. Por, në bazë të bisedave, që ja ka treguar Mirsad Ndrecaj, është i sigurt se, pjesë e këtij rasti kanë qenë shërbimet e Maqedonisë, ose Qeveria e Maqedonisë, e cila i ka thirrur këta djemë që të vijnë në Maqedoni.
Malisheva tha se në provat e prokurorisë mungon biseda e Ali Ahmetit dhe Mirsad Ndrecajt e zhvilluar në momentin kritik të luftimeve ku Mirsad Ndrecaj i ka kërkuar Ahmetit që ta ndaloj sulmin e policisë pasi mund të ketë shumë viktima, përfshirë këtu edhe civil. Por, siç tha komandant Malisheva, Ali Ahmeti kishte thënë se do të bëjë gjithçka që mundet, dhe kështu ai e vlerësoi këtë deklaratë të Ahmetit, si dobësi, ose fakt që atij nuk i dëgjohet fjala në Qeveri.

“Mirsadi e ka lajmëruar Aliun diku kah ora 9 e mëngjesit më 9 maj. Ai nuk ia ka hapur telefonin pasi me siguri nuk ia ka njohur numrin. Pastaj ai ia shkroi një mesazh. “më thirr pasi po lajmëroj nga vendi i ngjarjes në Kumanovë”. Këtë po e tregoj sipas rrëfimit të Mirsadit. Pas disa minutash Aliu e thirri Mirsadin dhe ai i tha kryetar bën çmos për ta ndalë zjarrin pasi je në Qeveri, pasi munden me u vra shumë civilë, ose ndoshta tashmë janë vrarë. Ai e ka ditur se me kë po flet. Ali Ahmeti i ka thënë Mirsadit “po më dridhet trupi” pasi po frikësohej më shumë se ne”, ka deklaruar Andi Krasniqi.

Mes tjerash, Malisheva, tha se ata para se të vijnë në Maqedoni, zyrtarë, deputetë, policë, e gjykatës, prokurorë- shqiptarë nga Maqedonia, vazhdimisht janë ankuar në Kosovë, për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni po shkelen dhe shqiptarët po keqtrajtohen.

Avokati i Malishevës, Naser Raufi, tha se gjithë emrat e përmendur në seancë do të thirren si dëshmitarë.

“Prej deklaratës së këtij të akuzuari dul që motivi që kanë ardh në territorin e Republikës së Maqedonisë është mosimplementimi i Marrëveshjes së Ohrit. Ky i akuzuar tregoi për padrejtësitë që u bëhen shqiptarëve, për të cilat padrejtësi ka pasur shumë takime me lloj lloj funksionarë të partive politike dhe me persona tjerë të cilat janë nëpër ministri, në prokurori, në parti politike. Ai përmendi disa emra, të cilët emra edhe ju i dëgjuat si gazetarë pasi kjo seancë është publike, dhe ne praktikisht me vetëpërmendjen e këtyre emrave e kemi këtë parakushtin të plotësuar, dmth të drejtën që këto që janë të përmendur do t’i propozojmë si dëshmitarë në procedurën që do të vijojë”, deklaroi Raufi.

Malisheva shpjegoi gjithë procesin e ardhjes në Maqedoni. Edhe ai sikur komandant Sokoli tha se qëllimi i tyre ka qenë paqësor e jo luftarak, por se janë armatosur për tu mbojtur nga ata të cilët më parë ua kishin vrarë të gjithë shokët e luftës. Ai tha se plani ka qenë të lëshohet një komunike me ultimatum për zbatimin e të drejtave të shqiptarëve duke siguruar se po të kishin pasur qëllim të bëjnë ndonjë dëm, qëmoti do të ishin shpërndarë në grupe më të vogla dhe do fillonin sulmet, dhe nuk do të strehoheshin që të gjithë në një lagje të dendur me civilë siç është ajo e Lagjes së Trimave. Andi Krasniqi u pyet edhe për herën e fundit kur e i ka parë Beg Rizajn dhe Mirsad Ndrecajn të gjallë dhe përgjigja e tij ishte se takimi i tyre i fundit ka qenë pak para dorëzimit tek policia./Shenja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu