Ja emrat e njerëzeve që arrestoi sot EULEX-i

0
1114

Prishtinë (PLOTËSUAR: 18:28) – Burime të portalit bëjnë të ditur se Armend Selimi dhe Astrit Pira janë dy të arrestuarit tjerë, në aksionin e Policisë së EULEX-it.

Seanca është duke vazhduar ende.

Agjencit e Lajmeve kan zbuluar emrat e të arrestuarve të sotëm nga Policia e EULEX’it.

Xhevahire Vatovci, Shefe e Prokurimit në Policinë e Kosovës, Ragip Bunjaku, Shefi i Administratës së Policisë, Ylber Salihu, pronar i firmës Triomed dhe biznesmeni Kadrush Koliqi, janë ndër të arrestuarit e sotëm, në aksionin e Policisë së EULEX’it.

Këta të arrestuar dyshohen në rastin e blerjes së armëve, të cilat Policia i ka sot në shfrytëzim, kanë bërë të ditur burimet e portalit.

Ndërkohë EULEX ende nuk i ka konfirmuar zyrtarisht emrat e të arrestuarve.

EULEX: Gjashtë të arrestuar për krim të organizuar

Policia e EULEX-it ka njoftuar edhe zyrtarisht për bastisjen sot në mëngjes të zyrave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për shtyp të lëshuar në orët e pasdites, EULEX thotë se njësia e saj për hetimin e krimit të organizuar “e kanë kryer një operacioni të bastisjes dhe arrestimit, lidhur me hetimet e pohimeve për korrupsion dhe keqpërdorime në prokurim”.

“Keqpërdorimet e pohuara kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit në Policinë e Kosovës dhe bizneseve që e furnizojnë policinë me armë dhe municione. Për shkak të këtyre keqpërdorimeve të pohuara, buxheti i Policisë së Kosovës është dëmtuar me shuma që mund të arrijnë deri në miliona euro, gjë që e ka bërë Policinë e Kosovës viktimën kryesore të kësaj afere”, thuhet në këtë komunikatë.

EULEX thotë se në lidhje më këtë çështje ka arrestuar gjashtë persona, “duke përfshirë tre punëtorë biznesi, dy zyrtarë nga administrata e PK-së dhe një punëtor nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

“Përveç kësaj, janë bastisur edhe dymbëdhjetë lokacione të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë shtëpi private, objekte afariste dhe zyra publike.”.

Kjo bastisje e EULEX nuk ka qenë vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj. EULEX thotë se në Gjermani janë bastisur një objekt afarist dhe një shtëpi private.

Ndryshe, ky hetim, sipas EULEX po udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

“Bastisjet dhe arrestimet u bënë me autorizimin përkatës të gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX-it”, thuhet në fund të komunikatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu