E plotësuar) Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit Hazir Berisha konfirmoi për KALLXO.com emrat e tre të vrarëve në Prizren.
“Viktimat janë Haki Thaçi, Ferdi Shishko dhe Bilgin Ersoi,” tha Berisha.
Ndersa emrat e te dyshuarve zëdhënësi Berisha tha se ende nuk janë bërë publikë.
“Policia sapo ka gjetur veturën e braktisur me të cilën dyshohet se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, policia është në kërkim të tyre,” tregoi Berisha.
Ai shtoi se ende nuk ka informata të sakta për motivet e vrasjes.
—
Policia në kërkim të 2 të dyshuarve për vrasjen e trefishtë në Prizren
Policia e Kosovës është vënë në kërkim të dy personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka thënë se janë në kërkim të të dyshuarve, ndërsa ka thënë se nuk dihet ende për motivet e krimit.
“Policia dhe hetuesit janë në kërkim të dy të dyshuarve. Po ashtu jemi duke shikuar kamerat e sigurisë të cilat janë vënë në atë zonë për të parë nëse mund të marrim ndonjë informacion të rëndësishëm”, ka pohuar Berisha.
Ai nuk ka dhënë as emrat e të vrarëve e as moshën e tij, ndërsa ka bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.