Ja kush është Beg Bajra nga Gjilani, i arrestuar për luftimet në Kumanovë

0
1475

Beg Bajra

Ish-pjesëtar i UÇK-së në luftën e vitit 2001 në Maqedoni dhe më pas sigurim në Universitetin e Tetovës, Naser Bajraliu, me emrin në dokumente, siç rezulton në raportet e policisë të siguruara nga gazeta KOHA e Shkupit, Beg Bajra, është në mesin e të arrestuarve nga grupi i armatosur në Kumanovë.

Në profilin e tij ai vazhdimisht ka shprehur ndjenjat patriotike duke postuar figura të historisë kombëtare si dhe foto me armë, me flamuj, me veshje e me instrumente muzikore të folklorit. Mesazhet për Shqipëri Etnike dhe për luftërat e ushtrive çlirimtare gjithashtu. Ai mban tatuazhe me hartën e Shqipërisë etnike si dhe në shpinë ka tatu Skënderbeun dhe Kalanë e Krujës si dhe Adem Jasharin dhe Kullën në Prekaz.
Më poshtë fotot nga profili i tij.

Beg Bajra 1

Beg Bajra 2

Beg Bajra 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu