Shumica e produkteve që blejmë kontrollohen nga një numër i vogël kompanish të mëdha
E keni pyetur ndonjëherë veten pse nuk mund të bleni dot një Coca-Cola në “Taco Bell”? Kjo, pasi firma “Yum” u krijua nga “Pepsi”, pas një kontrate të përhershme me prodhuesin e pijeve me gaz.
Ky grafik tregon se shumica e produkteve që blejmë kontrollohen nga një numër i vogël kompanish të mëdha, diçka që njihet si “iluzioni i zgjedhjes”.
Ndërsa “Unilever” prodhon gjithçka nga sapuni “Dove” te çokollatat “Klondike”. Po ashtu, “Nestle” ka aksione të shumta te “L’Oreal”, që shet gjithçka nga kozmetika te xhinset “Diesel”.
Pra, sado firma të zgjidhni, paratë tuaja do të përfundojnë te xhepat e kompanive të mëdha.
/Business Insider/Shekull Online/L.B./