Ja lidhjet bisnesore të Grupit kriminal të Velanisë, të udhëhequr nga Ukë Rugova

0
756

Grupi kriminal i Velanisë i udhëhequr nga Ukë Rugova, që sipas dyshimeve fillestare të prokurores Allen Cansick merrej me rregullimin e vizave për në Itali në mënyrë të kundërligjshme, sipas një hulumtimi të Express, del të jetë “rrush” prej bizneseve. Express gjen se grupi ka në pronësi ose është i lidhur me biznese që nga tregtia e deri te metalet e derivateve, si dhe në ortakëri që nga politikanët e deri te pronarët e medieve.

I biri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, deputeti Ukë Rugova, po mbahet në paraburgim nën dyshimin se kishte drejtuar një grup kriminal që merreshin me rregullimin e vizave për në Itali.

Ai po rrinë në burg së bashku me Izet Beqirit e Florjan Petanit, kurse bashkëpunëtorëve të tij, Fitim Beqiri, Visar Beriqit, Asad Beqirit, Edison Idrizajt, Hamza Beqirit, Driton Vocës u janë caktuar 30 ditë arrest shtëpiak, derisa Qefser Baholli është liruar të mbrohet në liri. Të gjithë bashkë dyshohen për mashtrimit, ushtrimit të ndikimit, keqpërdorim të detyrës zyrtare, madje dyshohet se kanë kryer edhe veprën penale të kontrabandës me emigrantë.

Express ka bërë një hulumtim të pavarur të lidhjeve biznesore të këtij grupi, për Prokuroren Allen Cansick, grup kriminal i drejtuar nga Ukë Rugova, dhe gjen se grupi në fjalë është “rrush” prej bizneseve. Express gjen se Ukë Rugova del të jetë i lidhur me biznese që nga tregtia e deri te metalet e derivateve, si dhe në ortakëri që nga politikanët e deri te pronarët e medieve.

Binest e lidhura me Ukë Rugovën

Ukë Rugova ka në pronësi biznesin “ALLGAS” dhe për ortak e ka Bardhyl Sejdiun, të birin e ish-presidentit Fatmir Sejdiut, një biznesmen ky që është marrë me importim kafeje, aktivitete taksie, botim të gazetës dhe ka qenë fort i ndërlidhur edhe me tenderët publik për mirëmbajtje në Komunën e Prishtinës, që deri në fund të vitit 2013 u drejtua nga LDK’ja, partia që e pati krijuar Ibrahim Rugova.

Në këtë biznes, që për aktivitet ka tregtinë me shumicë të lëndëve djegëse, Rugova ka për ortak edhe ish-ministrin e Kulturës në qeverinë AAK-LDK dhe ish-zëvendësministrin e Financavenë Qeverinë “Thaçi II”, Astrit Haraqija. Ortaku i fundit në këtë biznes është Mefail Koraqi derisa si persona të autorizuar në biznes janë regjistruar edhe Petrit Haraqija dhe Arbnore Zhubi.

Ukë Rugova, lideri i grupit kriminal sipas Prokurorisë, del që së paku një kohë ka qenë person i autorizuar edhe në biznesin “ZERO8 ” SH.P.K. dhe biznesin “TCT” SH.P.K. Te “ZERO8 “Ukë Rugova është edhe ortak me Suel Bajramin e Blerta Kllokoqin, derisa vetë biznesi ka të regjistruar si aktivitete prej Restauranti e deri te rregullimi i veturave.

Në biznesin “TCT” SH.P.K. Ukë Rugova ka qenë së paku një herë person i autorizuar, edhe pse tash më nuk figuron si i tillë, derisa biznesi ka të njëjtat licenca sikurse ALLGAS”. Pronar i këtij biznesi Faton Shoshit, i cili njëherësh është pronar i portalit “Indeksonline”, e të cilin “google.com” e njeh edhe si i dashuri i këngëtares Zanfina Ismajli.

Në deklarimin e pasurisë, lideri i Grupit kriminal të Vilanisë, pati deklaruar se ka aksione edhe në kafiterinë “Cafe ULIKSI SH.P.K”.

 

Biznest e lidhura me Izet Beqirin, familjen e tij dhe të tjerët në grup

Izte Beqiri, sipas një shkrimi të gazetës prestigjioze italiane “La Republica” qe akuzuar nga Prokuroria Italiane për trafikim droge. Por, ky shkrim trajtonte edhe lidhjen e tij të fuqishme me Ibrahim Rugovën dhe njerëz të tjerë ët LDK’së, si Skënder Hysneni, më vonë Kryediplomat kosovar e Adnan Merovci , ish truprojë i Rugovës e tash biznesmen në hotelieri.

Mbi 15 vjet më vonë, Izet Beqiri u gjen edhe një herë i lidhur fortë me familjen Rugova, dhe tash në një grup kriminal.

Izet Beqiri që po rrinë në burg bashkë me Ukë Rugovën. Sipas me të dhënat e tija personale të ofruar nga prokuroria del që së paku një kohë ka qen person i autorizuar në biznesin “METAL GROUP”. Në këtë biznes del të jetë , po ashtu me të dhëna të ofruar nga Prokuroria, si person i autorizuar edhee Visar Beqiri, vëllai i Izetit, po ashtu pjesëe Grupit të Velanisë, derisa biznesi është në pronësi të babait të tyre, Mujan Beqiri e agjent i autorizuar në të është Sabedin Haliti.

Visar Beqiri, vëllai i Izetit del të jetë pronarë në kompaninë “ITAL GOLD” që merret me përpunimin e metaleve të çmuara.

Edhe vëllai tjetër u tyre, po ashtu pjesë e Grupit të Vlanisë-grupit kriminal të Ukë Rugovës, Ftim Beqir del të jetë pronarë, person i autorizuar për një kohë ose i lidhur me së paku tri biznese: “Parador” Sh.p.k.-biznes i tregtisë, “Recycle” SH.P.K- biznes për prodhimin e produkteve të plastikës, ku Fitim beqiri është në ortakëri me Sylejman Beqajnëdhe “PROFARMA – KOSOVA” SH.P.K- biznes që merrte me tregtimin me shumicë të produkteve farmaceutike.

Anëtarët e tjerë të Grupit kriminal të Velanisë – grupit të Ukë Rugovës, deri tash nuk dalin që kanë në pronësi ose të jenë të regjistruar si persona të autorizuar në biznes, por edhe vetë Prokurorisë për disa prej tyre i mungojnë të dhëna personal, parë sipas kërkesës për arrestim të bërë publike komplet, pa asnjë ndërhyrje,nga gazeta Express.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu