Aida Dërguti, nënkryetare e Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar në Klan Kosova se si zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i ka kërcënuar deputetët e opozitës me fjalët:
“Ju çaj!”.
“Por, këto kërcënime nuk çojnë peshë te unë”.
“Pastaj u përfshi edhe Rexhep Selimi”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se për Isa Mustafën, prona private e tij në Prapashticë më e vlefshme se Kosova.
“Isa Mustafa, kryeministër i dobët. Pa Hashim Thaçin, z.Mustafa as hapin nuk e bënë. Kështu po del nga arsyetimi që Mustafa e dha sot për mos raportimin e tij në Kuvend”, ka thënë ajo.