Ja për çka ndodhi vrasja sot në Skenderaj!

0
839

Skenderaj

Jeton Ferizi ka mbetur i vdekur pas një zënke që kishte ndodhur sot në mëngjes ndërmjet shoferëve të autobusëve në Stacionin e Autobusëve në Komunën e Skenderajt.

31 vjeçari sipas mjekut kujdestar në Emergjencë, Ejup Govori në QKU kishte ardhur pa shenja jete. Vdekja e tij kishte ardhur si pasojë e përdorimit të armëve të zjarrit. Sipas Govorit dy të lënduarit e tjerë janë ende duke u trajtuar nga mjekët e klinikës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

portali merr vesh se konflikti ka ndodhur në mes të famlijes Ahmeti, pronare e kompanisë transportuese “Balli” nga Prekazi si dhe kompanisë “Ferizi” nga fshati Qirez.
Sipas, Naser Ahmetit familjarë i të plagosurve nga firma “Balli” këta të fundit kishin një problem prej dy vjetësh me kompaninë “Ferizi” sa i përket linjave të autobusëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu