Ja përbërja e re e Kryesisë së LDK-së! Mësoni kush do të hyj e kush do të mbetet jashtë Kryesisë!

0
601

Isa putini

Lidhja Demokratike e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa shumë shpejt do të jetë me kryesi të re. Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda kësaj partie. Sipas burimeve të gazetës Blic, në Kryesinë e re të Partisë pritet që të ketë edhe disa emra që deri më tani nuk kanë qenë, por edhe disa të tjerë të largohen.

Sipas këtyre burimeve, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi mund ta zëvendësoj në postin e sekretarit të përgjithshëm, Ismet Beqirin, i cili pritet që të futet si anëtarë i Kryesisë.

Sipas burimeve të Gazetës Blic në kryesi të paktën do të jenë tri femra, e ato do të jenë: ministrja e Tregtisë dhe e Industrisë, Hykmete Bajrami, shefja e Kabintetit të kryeministrit, Vlora Dumoshi, dhe deputetja nga Gjilani, Lirie Kajtazi.

Gazeta ka mësuar se Vjosa Osmani, e cila e sfidoi Isa Mustafën në zgjedhjet për kryetar të ri të LDK-së nuk do të jetë më pjesë e organit më të rëndësishëm të partisë.

“Edhe pse është femra më e votuar jo vetëm në LDK, por edhe në Kosovë, megjithatë ajo nuk do të jetë pjesë e Kryesisë së partisë”, ka thënë ky burim.

Sfidimi i Isa Mustafës, Vjosa Osmanit i ka kushtuar edhe me mos përfshirjen e saj në listën për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

As Teuta Sahatçiu nuk do të jetë pjesë e Kryesisë, e cila dështoi keq gjatë zgjedhjeve që në nëndegë.

Siç mëson Gazeta Blic, në Kryesi nuk do të përfshihet fare as kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i cili e propozoi Vjosa Osmanin për kryetare të partisë.

Kryetari aktual i partisë, Isa Mustafa iu hakmorr Avdylit, duke mos e futur as në Këshillin e Përgjithshëm të partisë. Sipas burimeve të Gazetës, nga kjo degë, ndër më të mëdhatë të LDK-së, në Kryesi sipas të gjitha gjasave do të futet Anton Quni, i cili në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së ishte pro Mustafës, çka bëri që ky i fundit të fus në listën për anëtarë të KP-së.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, as Arben Gashi, nuk do të jetë pjesë e Kryesisë.

Ndërkaq, Agim Veliu dhe Lutfi Haziri pritet që të jenë nënkryetarë të partisë.

Pos tyre në kryesi do të jenë edhe: Haki Rugova, Skender Hyseni, Sali Morina, Avdullah Hoti, Gazmend Muhaxheri, Kujtim Shala, Muharrem Sfarqa, Sabri Hamiti.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, gjasat për të hyrë në Kryesi i kanë edhe kryetari i degës së Suharkës, Sali Asllanaj dhe ish- kryetari i degës së Mitrovicës, Sadri Ferati.

Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të përfshihet në Kryesi, deputeti Armend Zemaj. “Deputeti Zemaj edhe pse së fundi ka treguar mbështetje të fuqishme për kryetarin e partisë, Isa Mustafa, ai do ta ketë shumë të vështirë që të hyj në Kryesi të LDK-së”, tha ky burim.

Gazeta Blic ka provuar që të flas me zyrtarët e LDK-së për të mësuar më shumë rreth emrave të mundshëm në kryesinë e re të partisë, mirëpo askush nuk ka dashur të flasë për këtë temë./ Gazeta Blic

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu