Sot ishte njëri ndër lajmet kryesore të ditës arrestimi i Sekretarit për marrëdhënie me jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi.
Ashtu siç raportuam edhe më heret ai u arrestua pa fletarrest dhe përbrenda një ore Qeveria e Kosovës e deportoi atë nga territori i Kosovës.
Boiken Abazi u deportua me urdhër të Drejtorisë të Departamentit per Shtetësi,Azil dhe Migracion në kuadër të Ministrisë së punëve të brendshme, që udhëhiqet nga Valon Krasniqi.
Valon Krasniqi, drejtor i këtij departamenti dhe nënshkrues për deportimin e Boiken Abazit, ësht militant i PDK-së, gjë që e dëshmon edhe profili i tij në Facebook.