Ja pse Hashim Thaçi, me çdo kusht e do postin e presidentit (DOKUMENT)

0
805

Hasha ja kthen shpinen miletit

Posti i presidentit në Kosovë nuk është vetëm formal dhe ceremonial siç është pretenduar tash e sa kohë. Me Kushtetutën e Kosovës, e cila ka hyrë në fuqi në qershor 2008, roli i presidentit është fuqizuar shumë.

Ai ka shumë fuqi si në politikën e jashtme edhe në atë të brendshmen. Është komandant superm i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Shefi i shtetit sipas Kushtetutës së Kosovës, emëron dhe shkarkon kryetarin e Gjykatës Supreme, me propozimin e Këshillit Gjyqësor, emëron dhe shkarkon kryeprokurorin e shtetit, me propozimin e Këshillit Prokurorial, raporton Gazeta Blic.

Këto janë vetëm disa nga përgjegjësitë e presidentit, post të cilin duket se jo më kot po e kërkon me çdo kusht Hashim Thaçi.

Shefi i shtetit, ka fuqi edhe sa i përket emërimit dhe shkarkimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, emëron shefin e FSK-së, drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e AKI-së…

Fuqitë e tij, janë të mëdha edhe sa i përket funksionimit të Bankës Qendrore. Ai e ka të drejtën ekskluzive që ta emëroj drejtorin e BQK-së, si dhe e emëron kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mirëpo, tërë këto fuqi ekzekutive, presidentja aktuale e vendit Atifete Jahjaga, nuk ka arritur që t’i ushtroj ashtu si duhet.

Burime të Gazetës theksojnë se e para e vendit, për shkak të pafuqisë politike, në shumë situata vendimet i merrte ne përputhje me qëndrimet e partive në pushtet.

“E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Hashim Thaçin, nëse vjen në krye të shtetit. Nëse ai do të vij në krye të Presidencës, roli i tij do të jetë shumë i fuqishëm, në shumë fusha”.

Në vazhdim i gjeni përgjegjësitë që i ka presidenti i Kosovës, sipas Kushtetutës:

Kushtetuta

Kushtetuta 1

Kushtetuta 2

Kushtetuta 3

Ndërkaq, këto janë kompetencat e Qeverisë dhe kryeministrit:

Kushtetuta 4

Kushtetuta 5

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu