Ja pse u rrahën aktivistët e VV-së

0
877

Prishtinë – “Viu, viu, po të frynë… Veriu”, kanë qenë fjalët e Lëvizjes Vetëvendosje, të shkruara në një pankartë, ato që e kanë nervozuar ministrin Rexhepi, në debatin e organizuar sot në kolegjin ISPE, dhe që ka mjaftuar që policia, rojat e kolegjit dhe truprojat e ministrit të përdorin dhunë të shfrenuar ndaj tyre.

Gjithashtu, në fletushka të shpërndaranga aktivistë të Vetëvendosjes, thuhej se “Bajram Rexhepi është një frikacak, që nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve, por kujdeset vetëm për sigurinë e tij, duke angazhuar angazhuar truproja dhe duke u vozitur me xhipa”.

Po sipas Vetëvendosjes, “frikacaku Rexhepi, që nga vitit 2008, nuk ka qenë asnjëherë në Lagjen e Boshnjakëve, për t’u kujdesur për shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës”

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje u ndaluan dhe ndaj tyre u përdor dhunë, derisa po mbahej konferenca me temë liberalizimin e vizave, në kolegjin ISPE, në Prishtinë.

Ata janë ndaluar dhe janë rrahur në mënyrë të vrazhdë nga policia, rojat e kolegjit dhe truprojat e ministrit të Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi.

Raportohet se deri më tani janë arrestuar 10 aktivistë të Vetëvendosjes, lidhur me këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu