Ja se cfarë shkruajnë vet turqit për masakrat ndaj popullit shqiptar në tokën Arbnore

0
1948

Viti 1466-1467.

“Vetëm xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve…mund t’u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara,” shkruan analisti turk Tursun-Bej. Lufta zhvillohet e ashpër. Kalifi Mehmet Fatihu, ka dhënë udhër që të mos mbetet asgjë e gjallë, dhe toka e shkretuar shqiptare të shërbejë si shembull për të gjithë ato popuj që nuk e pranojnë “mëshirën” e Allahut.

Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.”

“Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë.”Megjithë masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve, edhe kësaj here kalifi Mehmet Fatihu nuk arriti ta mposhte folenë e shqipeve. Por ai është i etur për gjak, sepse akoma nuk është ngopur duke pirë gjakurn e qindra mijëra bijve të shqipes. I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmanet sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ‘allahu akbar.’

Nga thellësia e shekujve plot stuhi e vuajtje vjen fuqishëm amaneti i shenjtë i stërgjyshërve tanë.

Sakrificat e tyre për mbijetesë janë të papërshkrueshme. Megjithëse libra të panumërt historie janë shkruar dhe mund të shkruhen akoma mbi kalvarin që kanë kaluar shqiptarët gjatë historisë së tyre, edhe këto përshkrime mbeten disi të kufizuara, dhe nuk mund ta shprehin kurrë plotësisht atë realitet të tmerrshëm nën tiraninë e perandorisë osmane.

Të përndjekur, të shtypur dhe të masakruar në mënyrën më mizore, shqiptarët bënë përpjekje mbinjerëzore për t’i rezistuar kësaj kuçedre, që e kishte origjinën nga gadishulli arabik. Shqipja që dikur fluturonte e lirë dhe krenare mbi tokën arbnore, ka plot gjashtë shekuj që është në zi. Ajo nga lartësitë e maleve shikon me pikëllim sesi tokën e shenjtë arbnore e kanë mbuluar bijtë e korbave të cilët e urrejnë shqipen. Në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare kanë mbirë kërpudha të zeza osmanllij, të cilat lëshojnë helmin e tyre në ajrin e pastër të këtyre trojeve. Por edhe numri i shqipeve është rritur. Ai vazhdon të rritet pak nga pak çdo ditë. Dhe shqipja e di mirë se shqiptaria akoma nuk është shuajtur në këto troje të lashta që gjithmonë kanë nxjerrë heronj.

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll’ për kasoll’ rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin’ ushtore
e idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.
(Ndre Mjeda – Liria)
Marrë nga B.B.SH.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu