Ja si financon Qeveria e Serbisë grupin kriminal ‘Shigjeta”

0
697

Personat e rinjë që tashmë punojnë për organizatën kriminale serbe të njohur si “Shigjeta” janë Ivan Jakshiç që punon edhe në MUP-in e Serbisë duke vazhduar me Vlladan Delijovanis, Branko Daniç, Dragan Pantiç, Nenad Radojkoviç, Millosh Iliç, Ivo Vuçiniç, Milan Vllashkoviç, Branisllav Antiç, Oliver Milenoviç.

Ky grup të rinjsh,  është duke u trajnuar nga Branisllav Millanoviç.

Ky grupim kriminal ka për detyrë që të kontrollojë veriun e Mitrovicës, barrikadën në urën kryesore mbi lumin Ibër, atë në afërsi të Kërshit të Dudës, në Zupç atë tek shkolla teknike si dhe lagjen Kroi i Vitakut që serbet e quajnë Bërrgjanr.

Gjithashtu ky grup kriminal serbë kontrollon edhe Zveçanin dhe barrikadën në Rudare.

“Shigjetat” është një grup që paguhet nga Qeveria e Serbisë përmes njerëzve të saj në Kosovë që janë në funksion si kryetarëve të komunave dhe drejtuar nga të ashtuqujturat organizata punuese si Elektrodistribucioni i Serbisë, organizatat komunale, njësia e zjarrëfikësve, pra pagesa nuk bëhet direkt nga Qeveria e Serbisë por përmes këtyre organizatave ka thënë burimi.

Në muaj këta persona paguhen nga 300-500 euro, në varësis të nga detyrave që bëjnë por kur kanë ndonjë punë të jashtëzakonëshme, këta persona paguhen ekstra 50-100 euron në varësi nga rreziku që parqet aksioni.

Për këtë grup njerëzish, të gjithë me të kaluar kriminale dhe pagesa bëhet menjëherë pas aksionit. Personat kryesorë tek të cilët arrijnë paratë nga Serbia janë Drejtori Gjeneral i Elektrodistribucionit të Serbisë në Kosovë Radoje Kreçkoviç.

Më pas ai këto para i transferon në llogarinë e ndihmësit të tij Sinisha Vuksanoviç e më pas, paratë dërgohen në llogarinë e Ndërmarrjes Komunale për Pastrim tek Drejtori i saj Vlladimir Rakiç.

Grupimi kriminal serbe ‘Shigjeta’ është e vendosuar në objektin e zjarrëfikësve në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës marrin pagat nga Qeveria e Serbisë dhe ato janë kanë shkëmbyer zjarr gjatë mbrëmjes së të premtes me të tjerë grupe kriminale që operojnë prej kohësh në Mitrovicë dhe që u shfaqën menjëherë fuqishëm me ngritjen e barrikadave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu