Ja si u vranë vitin e kaluar 3 Turqit nga terroristat me origjinë shqiptare të ISIS

0
1315

Terroristi i ISS

Pothuajse ka përfunduar hetimi i vrasjes së 2 ushtarëve Turq, një shoferi të kamionit dhe plagosjen e 7 ushtarëve në kufi me Sirinë nga 3 terroristv me origjinë shqiptarë të cilët janë Gjermani Benjamin Xu, Maqedonasi Muhammed Zakiri dhe Zviceriani Qendrim Ramadani. Mediat turke japin detaje rreth ngjarjes së 20 Marsit të vitit 2014 ku ku bie në sy deklarimi i Benjamin Xu se para se të kryenin vrasjet kishin përdorur heroinë. transmeton www.lajmiri.com (Në fotografi Qëndrim Ramadani)

Gazetat Turke publikojnë detaje se si hynë në Siri dhe çfarë aktivitete bënin atje të cilat i kanë siguruar nga dosja në Gjykatë për çështjen e 3 terroristët që priten të dënohen me burgim të përjetshëm në Turqi. Benjamin Xu për gjykatën kështu ka deklaruar ‘Unë me babin ishim pjesë e një njësie që udhëhiqej nga një Çeçen që quhej Ebu Turab në Siri. Pas i bëmë 4 muaj aty na sulmuan me raketë ushtarët e Esadit ku në këto sulme humbi jetën babi im. Pas vdjekjes së tij u merzita dhe desha të kthehesha në shtëpi por nuk më dhanë lejë. Unë aty mund të kuptohesha në gjuhen shqipe me Muhammed Zakirin dhe më herët më kishte thënë se ilegalisht kishte hyrë në Turqi dhe pasi ishtë arrestuar e kishin dëbuar por përsëri që nga Greqia duke kaluar Turqinë kishte hyrë në Siri dhe kishte shumë njohje në ISIS. ‘

Pas njohjes me Muhamedin, Benjamini shpjegon se u morën vesh që të arratiseshin nga kampi pa lejën e Çeçenëve dhe së bashku shkuan në qytetin e Halepit (Siri) ku aty u njohën dhe me Qëndrim Ramadanin. Që aty Xu u përpoq të kalontë në Turqi por u kap nga anëtarët e ISIS të cilët e rikthyhen në kamp dhe e mbajtën mbyllur 2 muaj. Xu deklaron se ” Gjatë kësaj kohe më folën vazhdimisht për ISIS dhe pasi ju thashë që u pendova për arratisjen me lanë të lirë. Por tani edhe Muhammedi me Qëndrimin dëshironin të ktheheshin në Maqedoni prandaj u arratisëm përsëri pa lejë duke shkuar në një fshat. Ata kishin marrë shumë para me vete dhe pasi më dhanë 1500 dollarë më treguam se kishin gjetur një rrugë që të largoheshim që aty me taksi drejt Turqisë dhe që aty do kalonin ilegalisht në Maqedoni. ”

Pasi shkuam në kufi me Turqinë me ndihmën e disa personave vazhdon më tej Benjamini na priste një makinë mercedez me targa të Turqisë dhe pasi fjetëm një natë në qytetin Rejhan të nesërmen shkuam me taksi në qytetin Turk Hataj dhe që aty do na çonte në Stamboll një taksi për 1100 dollarë.

Pasi u nisëm me këtë taksi për në Stamboll na ndaloi një pikë kontrrolli xhandarme Turke dhe taksisti doli nga makina e shkoi te ta. Njëkohësisht doli edhe Qendrimi që mori një armë me vete me Muhamedin. Pasi u afrua xhandarmave Qëndrimi shtiu me arme drejt tyre dhe Muhamedi pasi mori armen do shtinte por pasi ia ndaloi dorën shoferi  i taksisë plumbi shkoi në ajër dhe pas kësaj nga frika shoferi u arratis. Unë në këtë moment nuk isha në vete sepse me kishte dhënë heroinë Qëndrimi që të mos isha në ankth gjatë rrugës.

Deklarata e Xu vazhdon se “Pasi Qëndimi shtiu në një xhandar filluan të vraponin me Muhamedin ku dhe une shkova pas tyre. Në këto çaste erdhi dhe një makinë policie dhe filluan gjuajtje me arme nga të dy anët. Aty kaloi një kamion rastësisht dhe Qëndrimi më tha të merrmim kamionin. Pasi qëlluam shoferin për vdekje morëm kamionin dhe unë isha në timon ndërsa Qëndimi vazhdonte të shtinte me armë drejt policisë. gjithashtu Qëndrimi ishte plagosur rëndë dhe pasi shkuam në një fshat aty afër kërkova ndihmë për doktor. banorët e fshatit na dërguan në një qendër spitalore dhe aty u arrestuam nga policia”

Terroristët me origjinë shqiptare pritet të dënohen me akuzën e vrasjes dhe pjesëmarrje në grupe terroriste me dënim të përjetshëm.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu