Ja tri opsionet për Haradinajn në gjykatën franceze

0
534

Ja tri opsionet për Haradinajn në gjykatën franceze

Gjykata e Apelit në qytetin francez të Colmar të enjten, me 2 mars, do të shpallë në seancë publike vendimin për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, ka mësuar Tanjug në këtë gjykatë.

Gjykata në Colmar ka tri opsione për vendimin e saj, ka thënë zëdhënësja e gjykatës, Sandra di Rosa, për agjensinë Tanjug, raporton Gazeta Express.“Departamenti i Hetimeve i Gjykatës së Apelit mund të urdhërojë mbledhjen e informatave shtesë dhe të kërkojë rishikim të mëtejshëm të rastit në sesionin e tij të ardhshëm.

Gjithashtu mund të ketë një opinion pozitiv mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin ose të mos pajtohet me të”, tha di Rosa.Sipas saj, në qoftë se Gjykata e Apelit në Colmar jep një opinion negativ për kërkesën e Serbisë, ekstradimi i Haradinajt nuk do të jetë i mundur.Pas kësaj, Haradinaj do të jetë i lirë të largohet nga Franca, dhe Serbia nuk do të ketë të drejtë të apelojë vendimin.

Megjithatë, në qoftë se gjykata e apelit konstaton se janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt, vendimi përfundimtar për ekstradimin do të bëhet nga qeveria franceze, tha zëdhënësja e gjykatës në Colmar.Gjykata më 9 shkurt zhvilloi një takim publik në të cilën Haradinaj dhe mbrojtësi i tij paraqitën pikëpamjet e tyre mbi kërkesën e Serbisë, prandaj për shkak të shqyrtimit që përcakton kushtet dhe votimin në kërkesën së Serbisë për ekstradim, gjykata e shtyu vendimin e saj.

Detyra e gjykatës në Colmar është që të përcaktojë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradim, të parashikuara në bazë të Konventës Evropiane për Ekstradim, e cila nuk jep afat për marrjen e vendimit, derisa procesi i vendimmarrjes në gjykatë kryhet në përputhje me procedurat ligjore të Francës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu