Jahjaga dhe tadiq: Zgjedhjet më 3 nëntor

0
772

Presidentja Atifete Jahjaga, ka zhvilluar konsultimet përmbyllëse me liderët e partive politike parlamentare dhe me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për përcaktimin e datës së zgjedhjeve komunale në territorin e Republikës së Kosovës.

Në konsultimet përmbyllëse me liderët politikë, Jahjaga vlerësoi se mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e së Kosovës, njëkohësisht, është një mesazh i rëndësishëm për qytetarët e vendit dhe siguron integritetin territorial dhe subjektivitetin e Kosovës.

“Zgjedhjet komunale duhet të jenë të drejta, demokratike dhe të lira ku secili qytetar i Republikës së Kosovës, pa dallim, të mund të shpreh vullnetin e tij lirshëm përmes votës së tij”, ka thënë Jahjaga.

Ajo ka theksuar se përfshirja në zgjedhjet komunale e qytetarëve të komunitetit serb, të komunave në veri të territorit të Kosovës, do t’u mundësojë atyre zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legalë e legjitim, të dalë nga vota, që do të punojnë për të ardhmen e të gjithë qytetarëve dhe për integrimin e të gjithëve në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës.

Ajo ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës, që kanë të drejtë vote, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe obligim për të përcaktuar të ardhmen e tyre.

“Pjesëmarrja e qytetarëve të Republikës së Kosovës në zgjedhjet komunale do t’u jap atyre mundësinë që të ndihmojnë në ngritjen e mirëqenies dhe të përmirësojnë jetën e tyre”, ka thënë Jahjaga.

“Bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga ka dekretuar 3 Nëntorin 2013, datë të mbajtjes së zgjedhjeve komunale në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu