Jahjaga: Të takohen liderët

0
1072

Jahjaga

Presidentja Atifete Jahjaga duket se është lodhur duke dëgjuar qëndrimet e njëjta të partive politike. Pas takimeve të ditës së enjte, Jahjaga ka kërkuar nga liderët që të bëjnë propozime për të tejkaluar ngërçin politik, por ka kërkuar që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë PDK’së për të nominuar kandidatin për Kryeparlamentar.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Zyrës së Presidentes pas takimeve me krerët e PDK’së dhe të Bllokut që sot janë realizuar veç e veç.

Presidentja Atifete Jahjaga takoi liderët e partive politike parlamentare Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të procesit të lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike parlamentare, ka takuar sot në takime të veçanta, kryetarin e LDK-së, zotëri Isa Mustafa, kryetarin e AAK-së, zotëri Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, zotëri Hashim Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, zotëri Albin Kurti si dhe kryetarin e NISMA-s, zotëri Fatmir Limaj. E enjte, 02 tetor 2014

Presidentja Jahjaga përsëriti qëndrimin për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjes për krijimin e institucioneve të vendit me qëllim të përmbushjes së pritjeve të qytetarëve të vendit për institucione të qëndrueshme dhe për përshpejtimin e proceseve reformuese në vend e të integrimeve euroatlantike. Ajo tha se Kuvendi është institucion autonom dhe deputetët e liderët politikë, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Kushtetutës së vendit, duhet të gjejnë mënyrat për të mundësuar krijimin e institucioneve të vendit.

Presidentja Jahjaga tha se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu