Java e Filmit Shqiptar ne New York

0
1031

Mrika

Java e Filmit Shqiptar hapi siparin mbremjen e 30 tetorit ne edicionin IV-te te saj ne New York Ky event u mbajt ne kinemane Bow Tie ne Manhattan.

Ne tapetin e kuq sivjet kaluan perfaqesues te dalluar te komunitetit shqiptar ne Amerike, pjese e tij ishin dhe rrjeti i biznesmeneve te Diaspores nga Dallas me Drejtor z. Nik Mehmeti te cilet e mbeshteten financiarisht kete event. Nuk mungoi gjate mbremjes as bankieri i njohur shqiptar z. Richard Lukaj. Pjesmarrja ishte e larmishme, perfaqesues te institucioneve te ndryeshme diplomatike, kulturore, dhe fushave te tjera. I pranishem ishte dhe z. Mark Gjonaj i cili gjithashtu ka mbeshtetur Javen e Filmit Shqiptar Me pas mbremja vazhdoi me Ceremonine e Hapjes, nen prezantimin e dy shqiptareve ne New York Kozeta Turishta Gazetare dhe Lulezim Bucolli Aktor. Ne salle ishin te pranishem gjithashtu dhe perfaqesues te medias shqiptare dhe asaj amerikane te cilet me interes percollen atmosferen e nje mbremjeje plote klas. Znj. Mrika Krasniqi, themeluese dhe Producente e Javes se Filmit Shqiptar, hapi zyrtarisht edicionin e IV-te, ku pershendeti dhe falenderoj te gjithe te ftuarit ne salle. Dhe ky edicion u perfaqesua nga juria e meparshme profesioniste 1. Louis Romano shkrimtar amerikan 2. Xhevat Limani regjizor aktor 3. Gjilberta Lucaj cellomuzikante 4. Vlora Qosja skenariste 5. Shpend Xani aktor Filmi qe hapi mbremjen ishte: Tri dritare dhe nje varje te regjizorit te njohur shqiptar Isa Qosja , filmi u prit shume mire nga te pranishmit ne salle, ku mes te ftuareve nderuan dhe Iris Elezi, Thomas Logoreci regjizore te Filmit “Bota ” i nominuar per cmim Oscar. Filmi Bota, do shfaqet ne 5 nentor ne Bow Tie Cinema Manhattan, qe do jete dhe mbyllja e ketij eventi. z. Arben Zharku, drejtor i Qendres Kinematografike se Kosoves, i cili erdhi posacerisht per te qene pjese e Javes se Filmit Shqiptar, nder te tjera z. Zharku foli gjate per zhvillimin e kinematografise se kosoves, per temen e Dhunimit te Grave gjate Luftes ne Kosove, objekti kryesor i filmit etj. Java e Filmit Shqiptar, do vazhdoj deri me 5 nentor, ku gjate ketyre diteve do promovohet dhe Kultura ilire. Filmat qe do shoqerojne netet ne vijim jane: Ansambli Shota Toka e Grave Nje Shekull larg Boletinit Piano Fati Elektricisti i Nentokes Pertej Malit Qendrimi Fundit i Plakut Dhe filmi Bota qe do mbyll kete edicion per kete vit. Java e Filmit Shqiptar, si i vetmi aktivitet ne llojin e tij qe sherben per promovimin e Kinematografise, ben te mundur prezantimin me dinjitoz te kultures dhe tradites shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu