Javën e ardhshme listat e Drenicës dhe Dukagjinit

0
781
Faik Fazliu
Faik Fazliu ka bërë me dije se javën e ardhshme do të publikohen edhe listat për zonën Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse.
“Deri në fund të javës së ardhshme do të publikohen listat për zonën e Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse”, ka thënë për “Epokën e re” udhëheqësi i Sekretariatit të Komisionit shtetëror për verifikimin e kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, Faik Fazliu.
Ai e ka quajtur të pasaktë lajmin se Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK), ka përfunduar punën sa i përket verifikimit të listave.
Fazliu ka thënë se listat që po qarkullojnë nëpër disa portale, për zonën e Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësit vartëse ende nuk kanë përfunduar. “Ato lista që janë publikuar për zonën e Drenicës, Dukagjinit dhe Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësit vartëse janë të pasakta dhe janë lista jozyrtare. Listat e sakta preliminare janë të publikuara në www.komveterani.net”, ka deklaruar Fazliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu