Jemen, tre shqiptarë akuzohen për trafik armësh

0
771

Tre marinarë shqiptarë janë ndaluar në Jemen dhe ndodhen në gjyq, pasi akuzohen për trafik të paligjshëm armësh.  Marinarët shqiptarë drejtonin një anije me flamur të Maldiveve, ngarkesa e të cilës ishte 180 tonë armatim dhe municione.

Kapiteni i anijes, Arif Bakillari, thotë se ngarkesa është e rregullt, se ajo kishte si destinacion Irakun dhe se në një pjesë të udhëtimit janë shoqëruar edhe nga anijet e NATO-s, raporton Top Channel.

Por me të mbërritur në port në Jemen, dhjetorin e shkuar, për të marrë furnizim me karburant, autoritetet vendore i kanë ndaluar tre shqiptarët dhe tashmë ata kanë dalë përpara një gjykate nën akuzën e shkeljes së ligjeve vendase dhe atyre ndërkombëtare.

Një histori kjo tepër misterioze, pasi anija është nisur nga Greqia, është furnizuar në një nga portet e Malit të Zi, ndërsa armët janë prodhim serb.

Sipas raporteve hulumtuese që jan bere në 10 vitet e fundit, rezulton se Qeveria e Sali Berishes esht involvuar disa here në Kontraband Armesh të cilat i drejton Shkelzen Berisha në linjen e Damir Fazllicit Serboboshnjakut dhe grupeve tjera te Perkovicit ne linje Serbi – Mal i Zi deri tek Vllezrit Karic.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu