Jepet dënimi për Breivik, 21 vjet burg

0
785

Norvergji – Një gjykatë në Oslo ka vendosur që vrasësi masiv, Andres Behring Breivik është në gjendje të arsyetojë dhe e ka dënuar atë me 21 vite burg.

Breivik ka pranuar se ka vrarë 77 persona dhe plagosur më shumë se 340 të tjerë, kur shpërtheu një bombë në qendër të Oslos dhe hapi zjarr ndaj një kampi të rinjsh në një ishull pranë kryeqytetit norvegjez vitin e kaluar.

Ai ka insistuar se është në gjendje të mirë mendore dhe ka refuzuar të quhet fajtor duke e justifikuar sulmin si të nevojshëm për të ndaluar “islamizimin” e Norvegjisë.

Prokurorët kërkuan që ai të cilësohet si i papërgjegjshëm duke quajtur fatin e tij “më të keq se vdekja” pasi vetëm një person i tillë mund të ndërmerrte një sulm të tillë.

Por pesë gjyqtarët ishin unanim në vendimin për përgjegjshmërinë e Breivik. Ata i dhanë atij dënimin maksimal me 21 vjet burg por kjo mund të rishikohet më vonë nëse ai mbetet ende i rrezikshëm.

Përgatiti: F.Stafa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu