Jeta e luftëtarit të lirisë në stallë bagëtish (Foto)

0
684

Luftetari 1

Ua ka lakmi shumë prej bashkëluftëtarëve të tij që kanë arritur të pasurohen, ndonëse para lufte, por edhe periudhën e hershme të pasluftës i kishin punët shumë më keq se ai.

U merr lakmi në shtëpitë moderne që kanë ndërtuar, që kanë vetura të shtrenjta, që fëmijët e tyre shkojnë të veshur dhe nuk iu mungon asgjë.

U merr lakmi edhe për punën që ata kanë siguruar pa ndonjë vështirësi dhe pagat e majme që marrin.

Thotë se e ka menduar edhe emigrimin ilegal, por nuk ka mundur ta lërë motrën e sëmurë.

Bekim Ferizi, 47 vjeç, nga Mikushnica e Skenderajt, me gruan, tre fëmijët dhe me motrën e sëmurë, jeton në gjendje të mjerueshme në një objekt që dikur shërbente stallë për bagëti, e që ai i thotë shtëpi, me vetëm 70 euro ndihmë sociale.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka trokitur në shumë dyer, por nuk ka gjetur mbështetje, madje as te bashkëluftëtarët e tij që mbajnë pozita të larta..

Qeveria Thaqi, 1 dhe 2, ka ndar mese 400 milion Euro dhe u ka ndertuar lagje të tera Serbeve në Kosovë për tua mundesuar jeten në Kosovë por Shqiptaret që u presekutuan dhe u shkatrruan pronat e tyre po nga keta Serb, dhe sote e asaj dite su mor kush me mbijetesen e tyre, duke u lene ne meshiren e fatit.

Luftetari 2

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu