Jeta në kohë apsurdi ?!

0
789

Përditë po e shihja gjithnji e më kjartë, ka dymbdhjetët vjet qe kisha punuar në Korporatën Energjetike të Kosovës, me derrin feçkëmynxyrrës. Këtë ndërmarrje e qeveris njeriu servil i të gjitha regjimeve të kaluara dhe të tanishmeve, këtij servili i janë bërë faqet kuq si gjaku, nga pangopësia në të ngrënë e në të pirë, ka bindjen idiotësisht tek aftësitë e vetes dhe është i shëndetshëm si kali, pa strese dhe neuroza, por që i ngjan kalit të Trojës,por po t´ja hapësh kapakun e kresë këtij derri, mund t´ja gjesh në vend të truve normal që ka njeriu, një tru peshku nga soji i troftave që kultivohen në basenet private të Istogut.

Ja që ky Derrë, pllenon këtë tokë me farën derrërore. Me qe ky e ka mendjen vetem te korita e krundeve, s´ia vlejnë as fjalët, as debatet, as këshillat, se kështu ai për vete ndjehet i kënaqur, paçka se punëtorët janë të paknaqur e të vuajtur. Korporatë kjo qe udhëhiqet nga apsurdi do të thoja, asessi nuk e pëlqen normalitetin, punën profesionalizmin. Ky derrë i kënaqur vozit nga t’ja doje qejfi automjetin luksoz te Nërmarrjes dhe harxhon sa të don para për darka e dreka, se mos i harxhon partë nga xhepi i tij, ta hajë dreqi ta hajë, ai kështu është mësuar. Ky s’ka asfarë turpi, pse punëtori jeton në varfëri. Epo çfarë të bëjmë Derri i kënaqur dhe punëtori i varfër në këtë vend janë mpleksur e bashkëjetojnë çuditshëm. I gjithë realiteti i tanishëm duket i pandryshuar nga sistemi politik paraprak vetëqeverisës titist, në mos bile edhe më keq?! Foljet e shkrimeve të tyre të mërzitshme të shkruara nga këshilltar të tyre politik të kujtojnë gjithë ata lider të mëparshëm zvarranikësh. Ky tip derri është ai, gjynahqari me kollare e kostum i politikës, së mëparshme dhe të tanishme që i mban pallton shefit dhe i perulet me temena, përdorë këtë servilizëm të skajshëm, maskon intrigat, si një preteks, për t’ u ngjitur në majë të kështjellës së pushtetit. 
Ky tip derri ësht një lloj shushunje, e fëlliqur dhe pështirë, që s’ ka as palcë kurrizore, as unaza vertebrore, por që ka vetitë gjakpirëse si vampiri i natës, t’ i ngulë ventuzat bash mu tek vena e gjakut, të thithë aty sa plasë prej kënaqësisë. Por derri në këtë rast është i pangopshëm në të ngrënë dhe në të pirë e nuk plasë si shushunja ai ja ka ngulur dhëmbët mu mbi venat e pasurisë të ekonomisë së lodhur të Korporatës. Gjithnjë kam menduar se për t’u tjetërsuar nga mashkulli në femër dhe anasjelltas duhet të kapërcesh medoemos ylberin, atë simbol të marrëveshjes së Hyjit me Abrahamin. Derrit për t’ u tjetërsuar , s’ iu desh të kapërcente harkun e ylberit, por ai vetëm kaloi në mediokre. Njëri sosh është vetë derri feçkmynxyrrës , që i ka ngulur ventuzat mbi sfungjerin e karriges së, drejtorit dhe s’ tundet për të gjallë nga istikami. Ky soj drejtori ka lidhur marrëveshje me ferrin titist dhe tani edhe me kopilat e titos të dalur po nga ai ferr i mallkuar. 
E ndjeni apo jo?! Ka një rrëshqitje të gjarpërit përmbi barin e blertë. Është një farfurinë e përsëritur në mënyrë misterioze e okulte që ky gjarpër ka dalur nga vetë zgafellat dhe të çarat e Ferrit… Për ta mashtruar Evën dhe Adamin kështu tu prishet atyre lumturia e përbashkët parajsore. Ky gjarpër i dale nga ferri i Dantes, është bërë argat i së keqës dhe po gatuan të njejtën çorbë të prishur nga kazani i mëparshëm titist. Soji i tyre ka një teknik shejtani, me këtë teknik ata po thurrin rrjetin e merimngës helmuese, për të shkatërruar çdo gjë kombëtare shqiptare dhe po rigjenerojnë shejtanët titisto-rankoviçist. Ky soj Derri i parafytyron punëtorët si kope demash të tredhur që janë të vlevshëm vetëm për parmendë për të lëvruar arat e tyre. Derri ka një të qeshur Memfistofelike për ta ruajtur paktin me shejtanin, nga paranoja për ta siguruar një vend të lakmueshëm në çdo qeveri që mund të vijë pas disa vitesh, për këtë ai ka dinjitetin e shitur. Ky i paaftë për të pare realitetin e ri ka mbetur skllav i së kaluarës apsurde dhe është bërë një Don Kishot qesharak. Kosova vend i rraskapitur nga sunduesi sllavist shekullor, i vrerosur nga titizmi e millosheviçizmi, e tani nga administrator mafioz ndërkombëtar dhe puthadorë mafioz vendorë. 
Po bien kambanat e alarmit, vendi ka nevoj për një ndryshim rrënjësor qeverisës. Me që u pa se mëndja e këtij derrri nuk vlen as sa një bythë sorre. Përderisa jam në mbarim të këtij shkrimi ndalen dritat, një kokë tullace është e vetmja gjë llamburitëse që më dilte si model, në këtë natë errësire. Kjo është jeta jonë në këtë kohë apsurdi?! 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu