Jo vetëm agjenti, edhe Gruevski e Mustafa fajtorë për Kumanovën

0
548

ndrecaj-640x345

Në bisedën e fundit telefonike që u publikua nga Televizioni Dukagjini pretendohet se dëgjohet duke folur i ndjeri Mirsad Ndrecaj dhe një agjent shqiptar që punon në shërbimin sekret të Maqedonisë që flitet se është nga Likova e Kumanovës.

Bëhet fjalë për personin Sh.M. (60 vjeç). Në bisedën e fundit telefonike edhe i ndjeri Ndrecaj thotë se pas agjentit shqiptar qëndron ish shefi i shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov.

Kjo bisedë tronditëse ngre pikëpyetje të shumta për këtë rast, pasi sipas protokollit në shërbimet sekrete, agjentët vetëm kryejnë punën teknike për grumbullimin e informatave dhe vendosjen e kontakteve ndërsa vendimin përfundimtar e marrin funksionarët politik.

“Zhurnal” mëson se agjenti Sh.M., e ka kryer punën teknike mirëpo pikëpyetja është se kush mori urdhërin që grupin e armatosur ta sjellë në Kumanovë dhe në fund një pjesë të eleminojë të këtij grupi?

Informacionet jozyrtare flasin se vendimin për sjelljen dhe eliminimin e grupit e kanë bërë udhëheqësit politik. Në rastin konkret kjo është bërë me dijeni të kryeministrit Nikolla Gruevski, ish shefit të policisë sekrete maqedonase Mijallkov. Por nuk përjashtohet mundësia se në dijeni për këtë ngjarje të kenë qenë edhe liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, përfshirë këtu edhe kryeministrin kosovar Isa Mustafa dhe ministrin e jashtëm Hashim Thaçin.

Një burim i besueshëm për “Zhurnal” thotë se shërbimet sekrete, sipas protokollit punojnë për elitat politike, në rastin konkret për kryeministrat dhe liderët politik në pushtet. Andaj është e pabesueshme që më shumë se një vit grupi i Kumanovës të ndiqet nga shërbimet sekrete të të dyja shteteve dhe mos të merret asnjë masë konkrete për parandalimin e tyre.

Mos-reagimi ndaj këtij grupi fsheh misterin më të madh për skenarë të përgatitur mirë nga kryeministri Gruevski që të defokusojë vëmendjen e opinionit nga ‘bombat’ e Zaevit. Një arsye tjetër është se akuza se fajtorë është vetëm agjenti shqiptar në shërbimin sekret maqedonas është e pabazë pasi duhet të japin llogari elitat politike të cilët e kanë dërguar në mision personin Sh.M.

Për ngjarjet në Kumanovë përgjegjësia është e kryeministrit Isa Mustafa, ministrit të jashtëm Hashim Thaçi dhe kryeministrit nga Maqedonia Nikolla Gruevski të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar mes veti për të eliminuar grupin e armatosur.

Ndryshe, mos-reagimi i MPJ së Maqedonisë për ti dorëzuar notë proteste Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Shkup plotë një muaj ngjallë dyshimet se mes dy shteteve është përgatitur skenari i Kumanovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu