Jusuf Buxhovi paturpshëm njollosi UÇK’në

0
764

Profesori Muhamet Kelmendi ka reaguar në lidhje me deklaratat e gazetarit dhe historianit Jusuf Buxhovi, bërë në një intervistë ditë më parë.

Ai ndër të tjera e akuzon Buxhovins se paturpshëm njollosi UÇK’në. Kelmendi e Akuzon Buxhovin për gënjeshtar. “Që të gjitha deklaratat e Buxhovit janë gënjeshtra dhe s´ka asgjë të vërtetë, as edhe një fakt”, thotë Kelmendi.

Ai madje e paralajmëron Buxhovin që të mos vazhdoj me deklarata të tilla. “Ndalu o Buxhovë? Mos vazhdo me tej se nuk del mirë?”, shkruan Kelmendi në facebook.

Më poshtë e gjeni të plotë deklaratën e Muhamet Kelmendit:

“LPK DHE UÇK ISHIN ORGANIZATA ÇLIRIMTARE

Nuk është menduar se mu për këto dy subjekte çlirimtare do të shkruhet. Jo pse nuk ka se çka të thuhet, kur dihet aktivitetet çlirimtare, por për akuzat që po i bëhen atyre nga disa individë, që e quajnë veten historian dhe politikolog, pa baza faktike, vetem e vetem te dëmëtojnë te kaluarën e popullit shqiptar për liri. Jusuf Buxhovi në Koha Vision, në Rubikon, fletë për shumë gjera, duke filluar që në vitete 70 e deri në çlirimin e vendi. Ai, me paturpësi, akuzon dhe njollosë luftëtaret dhe aktivistet e LPK-së dhe të UÇK-së . Fillon ky „politikolog e historian“ me akuza individuale, si njerez të UDB-së, për të dalur deri se ajo se LPK-ja paska ë e organizuar nga UDB-a dhe nga KGB-a.

Ky farë historiani fletë gjithashtu edhe për kinëse ideologji marksiste-leniniste dhe enveriste të udhëheqjes së LPK-së etj. I gjithë ky marifetë vazhdon për të konkluduar në mënyrë të paturpshme se luftën në Kosovë nuk e kanë bërë „kallashat“, por KGB-a e cila e paska „çliruar“ Kosovën. Dhe ky marifet i pakupëtimtë dhe tëjetë anormal vazhdon me sihariqin tjeter, me deklarimin, duke u mbeshtetur në BND gjermane. Për sigurinë e tij si „analisë“ i madhë në deklarata fletë edhe pë gjoja shkrirjen totale të LPK-së në LDK në vitet 1990-1993. Kjo përfundon me thirrjen famëmadhe se „USA-a paska kërkuar dhe bërë këtë bashkim“.

O medet medet se sa zbulime të holla. Mirëpo, pavarësisht nga faktit, që të gjitha deklaratat e Buxhovit janë genjeshtra dhe s´ka asgjë të vertetë, as edhe një fakt nuk fletë pë akuzat e tilla monstruoze, për çka ndoshta nuk duhet fare analizohen, është e mirë të japim fakte, mu nga unë, si nënkryetar i LPK-së dhe udhëheqës i UÇK-së për shumë vite.

Së këndejmi dalin edhe njëherë genjeshtrat dhe mashtimet me masat shqiptare nga Buxhovi dhe Buxhovistat e tjerë në Kosovë. Dhe, kjo për faktin së gjerat e tilla thuhen në mënyrë publike. 1. LPK-a vjenë nga bashkimi i organizatave të bëra në vitin 1982. Në atë kohë krijohet LRSPSHJ. Kjo organizatë vazhdoi punën e vetë me emertim të tillë deri në vitet 1986, kur ende pa u mbajtë Mledhja e Parë e Përgjithshme, kaloi në LPRK. Mbi këtë bazë iu futë punës për organizimin e masave qe Kosova të organizohet në Republikë brenda RSF të Jugosllavisë, pa shpehur asnjë lloj ideologjie, por mu sikundër ishin republikat tjera dhe vetë sistemi politiko-shoqëror i Jugosllavisë. Ndryshimi i ëmërtimit nga LPRK në LPK u bë pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës e shpallën me Deklaratën Kushtetuese Kosovën në Republikë.

Qëllimi ishte tash vetëm realizimi de-fakto i Republikës së Kosovës, pasiqë shpallja ishte bërë nga përfaqësuesit e popullit të Kosovës. Pra, nuk kishte qëllim LPK-a ndryshimin e sistemit politik sipas ideologjisë marksiste – leniniste, por ideologjia e bashkim -vëllazërimit dhe e vetëqeverisjes do të mbizotëronte edhe në Republikën e Kosovës, si çdo kunde tjetër në republikatë e Jugosllavsë.

Nuk dihet se ku këtu dhe në ketë veprimtari ka ideologji marksiste-leniniste z. Buxhovi. Trego dhe mos genje, nëse donë për të thënë të vërtetën, se ku ka ideologji marksiste apo e tillë si enveriste në veprimtarinë e tillë. Ku dhe si mendon ?! Apo ndoshta të mundon fakti së RSSH dhe Enver Hoxha ishin përkrahes të demonstratave dhe të Republikës së Kosovës, të cilën ti si gazetar i Rilindjes dhe të tjerët si ti, i vlerësoni si kundërrevolucionare, irredentiste dhe nacionaliste. A të kujtohen o i mjerë këto thenmje nëpër mjetet e informimit të kohës. Hajde mos u meshëf pas pozitës gjoja si politikolog dhe historian! Si vepronit Ju? Sa veta i derguatë në burgje dhe pse ishit kundë Republikën e Kosovës dhe sa e sa veta të tjerë i masakruat. A nuk mjafton kjo që ju të reflektoni pozitivisht, po vazhdoni me avazë antishqipetar. Mjaftë më me poshtërsi.

Ti ishe themelues i LDK-së në vitin 1989/90 dhe me ty në ballë e regjistruatë atë në Beograd dhe, askush nuk iu thotë gje. Ndërsa LPK-a ishte zbatuese e vendimit të Kuvendit të Kosovës për Republikë e Kosovës, të cilën ju kurrë nuk betë asgjë për çlirimin e saj. Kjo të turpëron, mos edhe shumë çka tjetër. 2. Duke u mbeshtetur në faktin së mjetet paqësore, demonstratat dhe protestat, asnjë punë pasivo-aktive nuk e siguronte çlirimin e Kosovës, që në Mbledhjen e Parë të LPK-së dhe pastaj në Mbeledhjen e Dytë të saj, u morrë vendimi për të organizuar luftën çlirimtare.

Mbi këto ide, o i humbur në ideologjinë shoviniste serbomadhe, filloi punën LPK-a për të organizuar luftën e armatosur. Dhe, për fat të keqë të juve dhe isove të juaj, u themelua UÇK dhe arriti me ndihmën e NATO-së dhe të SHBA-së të çliroj Koosvën. Kjo është e vërteta. Po pse atëherë ndërlidhet kjo luftë heroike e UÇK-së dhe e LPK-së me KGB-në ruse e me UDB-në serbo-jugosllave.

Çudi si e organizuan në territorin e pushtuar (Kosovë, Maqedoni e Kosovë Lindore) ato dy shtete luftën e armatosur, LPK-në dhe UÇK-në për të demetuar vetën, shtetin e Serbisë. Pra, si mund të organizon Rusia a Serbia luftën e armatosur dhe të humbë Kosovën!? Çudi! O zotë po sa i pandergjegjshëm! 3. LPK-a kurrë kolektivisht nuk është bashkuar më LDK-në. Mundet ,sikundër edhe tash që ndodhë, të kalojnë individë nga një subjekt në tjetrin, po si subjekt kurrë një gjë e tillë nuk ka ndodhur. LPK-a mu në vitet e tilla (1991) e ka mbajtur Mldhejen e Dytë të Përgjithshme. Pra, si bëhet të organizohet mbledhja dhe me mijëra protesta, demonstrata dhe aktivitete të tjera në ëmër të LPK-së, brenda dhe jashtë, kur je i bashkuar në LDK dhe pse ajo nuk del si autore e tillë?! Kjo nuk ka diskutim. Kemi të bëjë më të pavërteta të mëdha, të cilat si në të kaluarën, edhe sot, po vijnë nga Beogradi e Moska.

Ndalu o Buxhovë? Mos vazhdo me tej se nuk del mirë? Mbaje të vërteten dhe mos trillo ose përcjellë të pavërteta. Duhet këtu për të sqaruar masat se LPK-a në këtë kohë ka bashkëpunuar më Qeverinë e Kosovës në disa fusha. Po përmendi: a. Mbledhjen e 1000 markave gjermane ose 1000 frankave zicerrane nga do mergimtarë jashtë vendit për blerjen e armëve për Kosovë. Paratë janë tubuar dhe armët kurrë nuk kanë mberritur në Kosovë. (provë: Ministri i Mbrojtjes Ramush Tahiri, Ministri i Financave Isa Mustafa dhe Kryeministi i Qeverisë së Kosovës në Ekzil Bujar Bukoshi). Konsulltoni këta se e dinë ku jane ato mjete. b. Kemi derguar ushtarë për të përkatitur dhe ushtruar në Shqipëri bashkarisht. Shumë prej tyre që ishin derguar nga qeveria u dëmëtuan në Kosovë.

Në mesin e tyre ka qene edhe Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti, të cilët pasiqë u kthyen në Kosovë u larguan nga subjekti që i kishte dërguar dhe me vonë iu bashkangjitën UÇK-së. Këtë rrugë e morrën me vonë edhe më mijëra të tjerë, ushtarë dhe oficerë. c. Ka edhe demonstrata të përbashkëta. Me e njohura është demonstrata në Den Hag në vitin 1992 kur shqiptarët, kroatet dhe bosanet se bashku e mbajten demonstratën dhe se bashku kërkuan lirin e vendeve të veta. Edhe në Shtutgard kemi mbaju manifestime të përbadshkëta, e idomos me 17 janar, në datën e atentatit ndaj Jusuf Gervallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gervallës. Këto aktivitetet shkuan duke u zbehe, saqë pas themelimit të UÇK-se, LDK-a u nda tërësisht dhe filloi luftën frontale kundër LPK-së dhe UÇK-së. Eshtë mirë këtu të sjelli një qëndrim të LDK-së në vitin 1997. „ Ata që gjinden nëpër male kanë ardhur nga prendimi, janë kundër interesave të Kosovës dhe LDK nuk i përkrahë“ (Bota Sot, 1997).

Pra, u shkeputën lidhjet midis subjekteve tona politiko-ushtarake dhe LDK-së. 4. Turpi vazhdon me deklaratën se „udhehëqësit e LPK-së ishin të UDB-së“. Unë Muhamet Kelmendi, jamë një mga udhëheqësit e saj, prandaj i drejtohet Buxhovit me këtë pytje? Nëse vetëm më i vogli fakt është për këtë duhet të dënohem rëndë. Të njejtën pytje paraqes edhe për anëtarët tjerë të Kryesisë së LPK-së. Nxerrë të dhënat e mos mashtro? Nuk ke se çka humbë! Iu kë futur çështjes thellë. Zotëri nga vjeni Ju? A ishit Ju anëtarë i LKJ? A ishit të derguar në Bonn? A keni qendruar nëpër klubet shqiptare duke kërkuar dënimin e demonstratave të shqiptarëve në Kosovë? A keni shkruar në mjete të informimit zi e me zi për demonstrata dhe demonstrues? A duhet të shikohet shkrimet e bozuara? Këto flasin mjaftë! Jo zotëri? Nga kush, nga vjenë dhe kujtë i takon flasin të dhënat dhe ato janë kokëforte, sepse tregojnë se ju i keni takuar ingranazhave te politikës serbo-jugosllave. Kjo del nga pozita e juaj dhe nga shkrimet.

Kush tjetër ishte në Bon në vitet e tilla të rënda? A të kujtohet kur punëtorët tanë i ke marrë në pyetje për Klubin Emin Duraku? Madje, edhe pasaportat ua keni marrë, duke i kërcenuar edhe me burg. 5. Poshtërsia vazhdon. Ai në mënyrë shumë të poshtër e implikon edhe SHBA-në. Thekson: „Bashkimin e ka kerkuar të LPK-së me LDK-në edhe amerika“. Natyrisht se edhe ne si force politike kemi qenë për bashkim të të gjitha forcave politike të kohës.

Askush nuk e mohon ate punë, madje edhe jemi përpjekur. Por, pse SHBA theksohet? Nuk e di! Shumë mirë së „bashkimi bënë fuqinë“, thotë populli. SHBA-në e implikon për të bindur masat shqiptare se LPK dhe UÇK janë antipopulore, gjoja se kanë qenë kundër bashkimit, në mënyrë që duke theksuar këtë të bësoj populli në deklaratën monstruoze të Buxhovit. Ky marifetë në ëmër të SHBA-së është tëpër armiqësor. Jo për faktin se përmende shtetin, por pse e implikon për interesa te veta të ulëta një shtet mik dhe shumë ndëruar të shqiptarëve. Z. Buxhovi! Shikoje pozitën tënde në jetën tende.

Punët dhe detyratë tua që i ke patur në sistemin jugosllav antishqiptar. Mos u merrë me gjerat qe i kë luftuar dhe tash po i paraqet punët armiqësore si revolucionare, ndërsa veprimtarinë liridashëse si armiqësore. Ka ardhur koha kur duhet vet te reflektosh. LPK-a ka ekzistuar gjatë gjithë kohës. Unë jamë krenar për punën time në LPK. Këtë të vertetë nuk mundet askush të mohon. Aqë më pakë zoteritë si Buxhovat, të cilë ishin armiqë të LPK-së dhe të UÇK-së. Ne fund dua të theksoj se luftën e drejte të kombit shqiptar nuk mundet askush të injoron. Duhet me qene krenar për luftën e UÇK-së. Ajo arriti të realizoj pikësynimin historik, pavarësinë Kosovës. Dhe, mbi atë u ndërtua shteti. Po jetojnë në te edhe ata që nuk punuan fare dhe e dëmëtuan çështjen.

 

Shkruan: Muhamet Kelmendi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu