Jusuf Gërvalla – Simbol i Bashkimit!

0
1001

Historikisht sa herë ka çenë populli ynë ne krizë, janë mbajt kuvende për vendim marrëse, si kuvendi i Lezhës te prirë nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti kundër perandorisë turke, po ashtu kuvendi i Lidhjes se Prizrenit te prirë nga Abdyl Frashri, organizime për te dal nga robërit, dhe njeri ndër këta ishte Jusuf  Gërvalla qe kishte formuar organizatën ilegale, qe ishte shpresa për te gjetur shtegun e shpëtimit, kundër perandorisë sllave e quajtur Jugosllavi, sepse çdo shqiptar, patriot, secili prej nesh e kishte nga një dhimbje. Por këto dhimbje te atdheut Jusuf Gërvalla me shokët, Kadri Zekën e shumë te tjerë i gjeti rrugët qe shpien drejt rrugës se lirisë, sepse aj aty diti ku te godet, kundër , propagandës serbosllavotitiste.

Tërë ajo makineri e propagandës qe ishte kundër popullit ton, nga aj rexhim fatkeq, dhe veglave te tyre dhe puthadorëve te Beogradit te ndihmuar nga argatët e komunist, burokratet e asaj elite qe ishte në pushtet, asaj pjelle te keqe sllavo komuniste, që edhe sot një shumicë është konvertuar ne “demokrat“ qe diferencuan popullin e vet kundër vëllezërve te tyre, qe pësuan shumë Profesor, nxënës, atdhetar, nga angazhimi i qe edukuan popullin ton për liri bashkim sot si realitet republika e Kosovës.

Pushteti titist tërë at makineri qe ka prodhuar kundër popullit ton me te gjitha ato montime

politike ato gënjeshtra si ndëshkim. Dhe pikërisht at formulë e gjeti kundër këtyre qe bënte pushteti titist ne bot se kemi demokracinë e tyre duke kujtuar te ”vetëqeverisja“!. Nga ringjallja e lëvizjeve ilegale qe i bashkoi Jusufi me shokët e vet, se aty kishte filluar zgjedhja, duke u nisur ne një rrugë te gjatë siç e ka pas cekur edhe vet Jusuf Gërvalla një rrugë me mundime, sakrifica te mëdha.

Jugosllavia e “avnoit“ fallse qe u formua ne kurriz te popujve, sidomos ne kurriz te popullit ton organizoi e vrau ne unteregruppencbah me 17 Janar 1982 Jusuf Gërvallen me Bardhyl Gërvallen e Kadri Zekën, dhe ne te njëjtën kohë u hedh ne sulm makinerinë e vet politike kundër qindrave inteletualëve, profesorëve duke i arrestuar burgosur e vrarë duke bërë diferencime ideopolitike, duke masakruar kulturën librin shqip, duke ndaluar qe shumë profesor te mos na mësojnë hartën e Shqipërisë etnike, te mos shikojmë shqip TV Tiranën çdo gjë që ishte shqiptare, shumë media te asaj kohe nga NOVINAT e tyre sulmuan, edhe sot ike shumë nëpër media qe ishin nostalgjik ndaj titizmit, nga Vëllazërim-Bashkimi i Titos i Vllaseve Fadil Hoxheve, Xhavit Nimaneve e te disa intelektualeve qe kanë vesh tani petkun e demokracisë. Sa herë vinte muaj  janari ajo dit e rënies se Jusufit me shok, ne Bad Canstatt, vendi ku ka qen varrezat, bashkatdhetarët kanë ardhur nga te gjitha vendet evropiane ku jetojnë mergerimtaret nga Brukseli, Parisi, Berni, Berlini, Shtutgarti,  nga e tërë Evropa e me gjerë duke bërë homazhe te varri i këtyre Heronjeve me mijëra vet. Vargu, rreshtat me nga tre e më shumë klm, duke u takuar aty te gjithë te vendi i simbolit te bashkimit pa dallim, ideologjie kjo traditë që ka vazhduar me vite. Nga kjo traditë qe duke hedhur lule mbi varrin e Jusufit, Bardhylit, Kadri Zekës, linden edhe me mijëra lule te tjera liridashëse edhe shumë Jusufa tjerë duke e quar amanetin e tyre, po nga aj vend qe u betuan para varrit te këtyre heronjve qe vdiqën shumë komandant ne luftën e Kosovës si Fehmi Lladrovci me shumë shok e ushtar mergerimtar, e kishin ikjen e dhimbshme nga Kosova, qe ne themel e kishin identitetin e lirisë, lanë te gjitha te mirat e perëndimit për te e bërë edhe Kosovën si Republikë, qe Kosova është ne Hartën e Evropës, qëndron sot ne politiken e sotme, qe mos te jetë republikë e shtat e Jugosllavisë shtypëse, fjala qe shkuan ne luftën e çlirimtare nga ajo edukatë e mëshiruar  nga simboli i bashkimit qe ja vuri bazat, këtyre shkëndijave qe lindi Shqipëria. Dhe, qe te gjithë dëshirojmë qe gjaku i tyre le te rrjedhe si një lum qe ishte si gurthemel i e simbol i bashkimit, qe te jetë edhe një ndërgjegjeje e shumë politikaneve ne Kosovë qe kishin këta heronj, qe këta kishin vetëm një miqësi me lirin e popullit te vet, e mos harroni se vet keni qen diasporë, mergerimtar, pjesa me madhe, sepse po nga kjo diasporë kanë i ardhur  te gjitha te mirat atdheut, po nga kjo diasporë kanë shkue shumë luftëtar te UÇK. Nga kjo diasporë qe para shumë shekujve ka ardhur edhe Gjergj Kastrioti shpëtues i civilizimit evropian, pikërisht këtu ku veproi  Jusuf Gërvalla, këtu ku te vëzhguan tërë jetën, i gjete te metat armiqve nga do qe shkove si një engjëll shpëtues qe xhindet rrugët e lirisë si simbol bashkimi!.

Tani pe përkujtojmë edhe shumë nga mërgimi nga ky vend ku u nda populli ynë konferenca e Berlinit, qe e copëtuan popullin ton, nga ky vend ku u nda edhe vet shteti Gjermania, këtu ku  veproi Jusufi, në këtë shtet qe u bashkua dhe qe mori pjesë edhe ne qlirimin e vendit tënd mbas 50 viteve, u solidarizua edhe bota perëndimore nga gabimet qe ju bën kombit shqiptar dhe i lejoi te gjitha organizatat kombëtare ilegale protestat shtypin e q´far do lloj qoftë ne dobi te çlirimit dhe mbas dy decenieve qe shkuan, për te bërë realitet ëndrrën tende Republikën e Kosovës, ku eshtrat e juaj e gjejnë një Kosovë pa tanka serbe, pa mjekrrat e çetnikeve e kriminaleve serb e te pushtuesit sllavë, që i ndali turrin lufta çlirimtare hegjemonizmit sllavë në Ballkan e me gjerë, por ende jo tërësisht te plot; me një veri te Kosovës ende janë bandat qe na mbyten fëmijët, me një Preshevë ne gojë te armikut, me një Ulqin Plavë e  Guci, Tuz ende te robëruar, me një Tetove e Shkup ende te pa zgjidhur çështja shqiptare, e mjegulluar te okupuar e me gjerë, me një shoqëri te miqësuar me tender, me pallate, edhe me shumë ish puthador te regjimit qe te diferencuan e bënë komplote kundër jush, brezit të marseve shqiptare. Sikur te kishim tani një Jusuf Gërvalla, ambasadorin e parë qe përfaqësoi Kosovën- vizionari e largpamës qe ngriti i pari zërin  kundër komunizmit sllav ne Evropë me shumë shok te vet, dhe te vranë ne momentin kur i bashkove ne një platform kombëtare, ringjalljen dhe bashkimin e organizatave ilegale ne momentin kur mase shumti ju ke deshtë atdheut, qe penda e juaj intelektuale dhe ajo ilegale rezistencës çlirimtare u benë realitet dhe u shndërrove ne një simbol bashkimi. Nga vargu i madh liridashës, kundër vargonjeve të robërisë i pa shkëputur me mijra, me vite të tëra, në vizitat e përkujtimeve, ata krushq u shëndrruan në ushtri çlirimtare, kudo ne tri luftërat e fundit qlirimatre, që dualën nga turma e zjarreve. Shpirti i juaj shikonte çdo shpirtë kur betohej para jush, qe sot ata janë, dhe kanë një emër, që memorizuan në trupin tënd, Deshmorët e kombit! Prandaj është shkruar edhe do te shkruhet për ju o Jusuf Gërvalla, se ju i dhatë përgjigjen armikut e atentatorëve që të vranë, ajo ishte qe u realizua kërkesa e juaj, është liria e Kosovës, e kryet me nderë amanetin e juaj qe një dit do te bëhët realitet ne Shqipërinë e bashkuar. Andaj edhe Fan Stelian Noli i cili pat vepruar edhe ky në diasporë ne një fjalim ne Amerikë pat thënë për bashkimin e shqiptareve e te Shqipërisë: ku ta gjejmë edhe një Gjergj Kastriot,-dhe ne mund te themi se duke te kujtuar juve Jusuf Gërvallen, Kadri Zekën e Bardhylin e shumë tjerë i mbrojmë testamentin e republikës se Kosovës. Duke kujtuar edhe shumë tjerë dëshmorë në luftën çlirimtare, Adem Jasharin mbrojmë luftën e shenjtë çlirimtare, drejt hapësirave mbarë kombëtare shqiptare, dhe pse jo bashkimin me Shqipëri. Sepse duke mbrojtur heronjtë mbrojmë themelet për brezat e ardhshëm Shqipërinë etnike. Lavdi jetës dhe veprës se pavdekshme te Jusuf Gërvalles, Kadri Zekes,  Bardhosh Gërvallës. Me respect e nderim, mirënjohjet per heronjtë!.

 

Fran Buzhala: shtutgart-Esslingen

Gjermani 16 01 2010 Janar

 

 

Ps…këtë shkrim e kam botuar të zemrashqiptare 2010 Janar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu