K O M U N I K A T Ë 2/2012

0
868

LPK-ja, dega në Zvicër, dënon ashpër përdorimin e Forcës së Policisë mbi demonstruesit shqiptarë


Veprimet e fundit të perdorimit të forcës mbi demonstruesit paqësor të Lëvizjes “Vetevendosje” në Besianë dhe te Dheu i Bardhë ,dje, më 14 janar, 2012, me aq sjellje brutale, nga e cila u plagosën mëse 100 demonstrues, u arrestuan më shumë se  146 persona. Kjo egërsi mbi demonstruesit paqësor, përdorimi i topave të ujit , i gazit lotsjelles, sprayt dhe përdorimi i plumbave të gomes si dhe maltretimi barbar i demonstruesve – te ne, mërgimtarët, na shkaktuan një indinjatë të thellë si kurrnjëherë më parë.

Ne mendjet tona , pa pardon , kjo na i rikujton situatat  e njejta kur regjimi serb rrihte e vriste demonstruesit shqiptarë.

Deri kur të rrahur , deri kur të burgosur te linçuar, deri kur të anatemuar vetem ne shqiptarë?! Përrse nuk po përdoret një forcë e tille mbi demonstresit serbë në Veriun e Republikës së Kosovës, të cilët po tallen me Qeverinë  e R. së Kosovës dhe me ndërkombetarët ?! A mos forca qenka e shpikur vetëm për ne shqiptarët dhe që të ushtohet vetëm kundër shqiptareve ?! Per ketë “shpërbim” luftuam ne?! Per ketë “demokraci” u derdh gjaku?!…

Jemi shumë  të sigurt se demonstruesit nuk provokuan .

Larg duart nga populli dhe sidomos nga rinia që ishte  si një Digë e pakapercyer ndaj hordhive serbe që bënin  plojë  mbi popullin tonë në luftrat e zhvillura në trojet tona stërgjyshore!

Mjaft më me torurime e masakrime ndaj popullit tonë! Ndal më  gjakosjes e perdhunimit të ketij populli!

Protestat e demonstratat janë shprehjet më të lira për të treguar  pakenaqesit e veta  dhe kerkesat legjitime  të një populli. Kështu bëhën demonstrta  këtu në shtetet demokratike evropiane, si p.sh. në Bern, Gjeneve ,Zyrih, Berlin, Bruksel, Romë, Paris, Madrid, Vienë etj , ku edhe rruget kryesore mbyllen me orë të tëra, por KURRE nuk perdoret një dhunë e tillë .

Ftojmë popullin liridashës që të mos përkulet para veprimeve të tilla të ulëta. Të vazhdohet që të ngritet  zëri kundër politikës së keqe e të qullët sepse vetëm duke këmngulur në drejtësi e në kërkesa legjitime mbrohet e ardhmja e Kombit ,mbrohet e demokracia ,mbrohet e verteta!


LPK – d.j.v., 14 janar 2012, Zvicër

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu