K o m u n i k a t ë e LPK-së

0
810

Duam të jetojmë më dinjitet në Tokat tona

Lëvizja Popullore e Kosovës me vëmendje dhe shqetësim përcjellë zhvillimet politike në Republikën e Kosovës-jemi të vetëdijshëm së gjërat kanë marrë nismën me kokë poshtë dhe për këtë dalim me një Komunikatë për shtyp.

Ku si pasojë e qeverisjes së keqe dhe moszhvillimit ekonomikë:

– zgjedhjet e përfolura për presidencë të R.së Kosovës të filorusit Behgjet Pacollit,

– deklarata pa kripë e Haxhinashit (Haxhinastos) se s`bën të bëhet bashkim kombëtar,

– burgosjet e përditshme të luftëtarëve të lirisë,

– vrasjet dhe varjet e përditshme në R. e Kosovës,

– gjithësesi fillimi i bisedimeve pa pranimin e fajit për gjenocidin mbi popullin shqiptar nga ana e sërbisë (që do të ketë pasoja të paparashikueshme për popullin shqiptarë në të ardhmën ) etj ,etj etj., janë për ne shpërthime ndjella keqe e ogurzeza dhe me pasoja për popullin shqiptarë dhe për këtë e shumë gjëra të tjera të pa shkruara, por që ne na shqetsojnë.

LPK’ja ngre zërin fuqishëm dhe u bën me dije Qeverisë së R. së Kosoves, Qeverisë së R. Shqipërisë dhe qarqeve ndërkombëtare të vendosjes, se pasojat për zhvillimet e më tutjeshme i bartin ata dhe jo ne.

Është kohë e fundit që të ndalen veprimet dhe synimet ekspansioniste antishqiptare serbo-greke mbi trojet tona ;

– nderim luftëtarëve ;

– nderim Familjeve të Dëshmorëve ;

– nderim Luftës çlirimtare në Trojet tona ;

– Jetë të lirë e zhvillim ekonomikë të lirë…

Pra, duam të jetojmë me dinjitet në trojet tona, të larë me gjakun e dëshmorëve të kombit.

 

Lëvizja popullore e Kosovës

Mars, 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu