Ka dalje juridike nga kriza institucionale në Republikën e Kosovës!

0
640

politike

Sipas Kushtetutës, me nenin 66.1 ku është cekur se seanca konstitutive duhet të mbahet jo më larg se 30 ditë nga shpallja zyrtare e rezultateve zgjedhore dhe kjo nuk ka ndodhur as pasi që kanë kalua 5 muaj nga zgjedhjet, anulohet vlera e zgjedhjeve te 8 qershorit 2014, sepse zgjedhjet e 8 qershorit 2014 nuk dhanë institucione valide. Kjo situatë po e zhyt vendin në një kaos dhe anarki institucionale e cila po e rrezikon seriozisht sigurinë e Republikës së Kosovës !

Si pas neni 84.2 të Kushtetutës, ku thuhet se Presidenti i Republikës garanton funksionimin kushtetutës të institucioneve, duke argumentuar se situata aktuale rrezikon funksionimin kushtetutës të institucioneve dhe rrjedhimisht rrezikon funksionimin e shtetit, institucioni i Presidentit duhet të i thërret Zgjedhjet e reja si pas detyrës zyrtare. Nëse Presidenti nuk thërret Zgjedhje te reja, behet bashkëpërgjegjës për mos funksionimin kushtetutës të institucioneve që rrjedhimisht rrezikon funksionimin e shtetit.

Andaj Gjykata Kushtetuese, me shpërfilljen e afatit 30 ditor pas zgjedhjeve nga ana e Partive politike për konstituimin e institucioneve dhe për mos zbatimit te nenit 84.2 të Kushtetues nga ana e Presidentes në detyrë, duhet te kalon ne veprim dhe te thërret në përgjegjësi Liderët e Partive Politike dhe Presidenten ne detyre dhe te kërkon shkarkimin e tyre(duke i shlye nga regjistri i subjekteve politike) .

Gjykata Kushtetuese, për shkak shpërfilljes së afatit 30 ditor për krijimin e institucioneve nga ana e Partive politike dhe për shkak te mos përmbushjes se detyrës se vet zyrtare nga Presidentja ne detyre, e që ka krijuar një situatë qe rrezikon funksionimin kushtetutës të institucioneve dhe te shtetit juridike, është përgjegjësi e kësaj gjykate që të përcaktojë mekanizimin veprues për situatën kur deputetët e zgjedhur dështojnë të konstituojnë Kuvendin.

Gjykata Kushtetuese, për te mos lan vakum institucionesh, përkohësisht merr rolin e Presidentit dhe të Kuvendit dhe theret zgjedhjet e reja republikane dhe presidenciale nga te cila dalin institucionet e reja legjitime! Deri ne zgjedhje të reja Gjykata Kushtetuese duhet të krijon një Qeveri Teknike të Ekspertëve e cila do ta udhëheq vendin deri pas krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve të reja !

 

Redaksia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu