Ka informacione se trupi i Ukshin Hotit gjendet në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës

0
560

ukshinhoti

Trupi i pajetë i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotit, dyshohet se është i varrosur në njërin nga basenet e Burgut të Dubravës.

Kështu ka thënë Arsim Gërxhaliu, drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, gjatë një mbledhje në komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

Gërxhaliu ka thënë se për këtë ka informacione ende të pakonfirmuara, por bënë të ditur se departamenti që ai e udhëheqë do të fillojnë hetimet në muajin maj për këtë rast.

“Sa i përket çështjes së Ukshin Hotit, ka informacione se trupi i tij mund të gjenden në njërin nga tre bazenet në burgun e Dubravës. Në maj, ne do shkojmë të hetojmë sepse çdo informacion ne e hetojmë”, ka thënë Gërxhaliu, transmeton lajmi.net.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu