Ka ndërruar jetë profesori Zejnullah Gruda

0
264

Ka ndërruar jetë profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Zejnullah Gruda, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë publik, avokati Kujtim Kërveshi.

Njoftimi i plotë:

Në vend të lamtumirës, të them mirë u pafshim Profesor.

Ai ishte një njeri i ndershëm, profesionalist, shpirt-bardhë! E vendi jonë pa profesor dr. Zejnullah Gruda mbeti edhe më i varfër nga dija!

Për mua ka qenë nder me e njoftë dhe me qenë pjesë e ekipit tim. skam me e harru kurrë lotin e tij kur e ftova të jemi bashkë në Ministrinë e Drejtësisë! Për fatin e keq të vendit tonë, tek në vitin 2006 kisha pas qenë i pari që e kisha ftuar të kontribonte në institucione tona pas luftës!

Profesor Guda ka qenë një teknokrat karriere, po e ftoja në telefonin e banesës meqë profa nuk kishte një celular dhe nuk e donte atë. Në linjë fixe biseduam shkurt. Po mundohem ta rikujtoj gjithë biseden (viti 2006).

Alo, po kërkoj profesor Grudën nëse është i lirë?
Po, ja një minut (ishte përgjigja e bashkëshortes)
Alo? (Profesori)
Profesor, jam ish studenti juaj, Kujtim Kërveshi
-po si je Kujtim, si e ke babin?
-mire i them une, mire është. Doja të të ftoja në Ministrinë e Drejtësisë të takohemi pak?
Ndaloj pak. Pastaj më tha, shife (fjala më e shpeshtë që e ka përdorur) me duhet pak kohë të vij…..
Unë i them, po si thua të nis tani vozitësin të të marr?
Me thotë, po shumë mirë, bēhem gati shpejtë……
Të pres profesor!

Erdhi shpejtë, pendant, i pastër, plotë buzëqeshje!!!!

I them unë:

Prof, a do të pranoje të punojmë bashkë në kabinetin e Minustrit të Drejtësisë? Do të vish kur të kesh kohë, do të të marr vetura sa herë ke vullnetin të vish.
Me pyeti: po cka të duhem unë? Shife, Ju tash jeni plotë elan….
I them: na duhesh shumë, ja përshembull, ju jeni një arkivë e gjallë, mjafton të jeni këtu me ne të na këshillloni që emocioni jonë të mos e mund gjykimin….
I rrodhën lotët… është hera e parë pas luftës që dikush më fton të jem pjesë e institucioneve….
Ja shtrengova dorër fort!
Më tha, eh ti më fton se jam mik i babit tënd…. dhe na ktheu buzëqeshjen!!!

Profa, ka qenë i rregullt, sa herë nuk ka qenë në Universitet, ai ishte në zyrë! I angazhuar dhe i devotshëm!

Në një moment shumë të vështirë, e ndoqëm këshillën e tij para shpalljes së pavarsisë, tjerët kishin tjera ide. Doli që profa kishte të drejtë! Gjykimi i tij ka qenë i mpreht’!

Sa më vjen keq, sa e madhe është kjo humbje! Edhe më e madhe bëhet se nuk i themi një mirë u pagshim që e ka merituar!

Ngushëllime (si fjala më e shpeshtë që po shkruajmë çdo ditë) familjes Gruda, gjithë të afërmve dhe kolegëve! Ngushëllime Kosovë që nga sot mbetesh edhe më e varfër intelektualisht!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu