Ka ndërruar jetë publicisti Bardh Hamzaj

0
822

Prishtinë, 1 qershor – Ka ndërruar jetë sot papritmas publicisti Bardh Hamzaj.

Hamzaj ka qenë për afro 10 vjet kryeredaktor i gazetës së përditshme Zëri, që nga viti 2000, deri më 2009. Vite të tëra ka punuar si gazetar dhe redaktor në revistën “Zëri”, ndërsa para se të fillojë punën profesionale në këtë revistë, Hamzaj ka punuar në gazetën studentore “Bota e Re”,  ku për një kohë ishte edhe kryeredaktor i saj.

Bardh Hamzaj u lind në fshatin Gllogjan të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesme i kishte mbaruar në vendlindje, ndërsa Fakultetin  Filologjik, Dega Letërsi dhe Gjuhë në Universitetin e Prishtinës.

Hamzaj së fundmi ka punuar në Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë.

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe kryetari i saj, Prof. dr. Enver Hasani, i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Hamzaj për këtë humbje dhe të gjithë atyre që patën rastin dhe fatin e mirë të jenë bashkëpunëtorë të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu