Ka ndërruar jetë veprimtari Hazir Shala

0
728

foto (2)

Sot, ndërroi jetë veprimtari i çështjes kombëtare i orëve të hershme të përpjekjeve dhe sakrificës për çlirim dhe liri të kombit shqiptar, profesor Hazir Shala.

I ndjeri u lind në vitin 1934, në Barilevë të Prishtinës, shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren ndërsa në Beograd mbaroi Fakultetin Filozofik, dega e Gjuhës Shqipe, në vitin 1959. Në vitin 1964, profesor Hazir Shala ishte i dënuar me 13 vite burg, si anëtar dhe ideolog i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve. Profesor Shala deri në momentet e fundit të jetës së tij ishte kryetar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në fshatin Barilevë, në ora 16:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu