Ka nisur interpelanca ndaj kryeministrit Mustafa. Konjufca: Kjo Gjykatë persekuton shqiptarët

0
574

UCK

Ka filluar interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa për të raportuar për Gjykatën Speciale.
Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se krijimi i kësaj Gjykate do ta dëmtoj Kosovën. Sipas tij, krijimi i kësaj gjykate e ndryshoj edhe sistemin kushtetues të Kosovës. Sipas tij, lufta e UCK-së ishte e drejte.
Ai ka thënë se me Kushtetutë sistemi i drejtësisë është i barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në kundërshtim me këtë, sipas tij, me themelimin e Gjykatës Speciale e cenon Kushtetutën.
“Këtë e pa edhe bota prandaj ndërhyri”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosovës i duhet një gjykatë që i dënon të gjitha krimet, e jo sikurse kjo që i persekuton shqiptarët.

Në anen tjeter Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në interpelancën parlamentare ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon sistemin gjyqësor në Kosovë. Dhomat e Specializuara do të trajtojnë në mënyrë profesionale pretendimet e ngritura nga Dick Marty. Kryeministri Mustafa tha se nuk e dimë numrin e rasteve dhe kush mund të jenë individët të përfshirë në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu