Ka vdekur Hugo Chavez: Krytari i Venezueles

0
1052

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas muajsh të tërë “lufte për jetën”.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëspresidenti i Venezuelës. Chavez nuk ishte shfaqur në publik, që prej rikthimit të tij në Venezuelë muajin e kaluar, pas trajtimit të kancerit në Kuba.

Nicolas Maduro, tepër i emocionuar, bëri të ditur lajmin pasditen e së martës, ditë gjatë së cilës Venezuela largoi edhe ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, për shkak se akuzojnë SHBA-të për ndërhyrje në shkatërrimin e politikës së vendit të tyre.

Një ditë më parë u bë e ditur se presidenti i Venezuelës vuante nga një infeksion i ri i rëndë në rrugët respiratore, teksa gjatë ditës së sotme, ai ishte futur “në orët më të vështira” të betejës kundër sëmundjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu