Ka vdekur në moshën 75 vjeçare veprimtari, Kadri Osmani

0
971

Pas një sëmundje të gjatë dhe një jete të mundimshme nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, ka vdekur në moshën 75 vjeçare veprimtari, Kadri Osmani. Mbledhja komemorative për të ndjerin mbahet nesër, më 10 tetor 2012 në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës duke filluar në orën 11.00. Varrimi bëhet në fshatin Makresh të Gjilanit në orën 14.00. Kadri Osmani ka mbajtur rreth 18 vjet burg për veprimtari kombëtare.

Me rastin e vdekjes së veprimtarit, Kadri Osmani, kryekuvendari, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes, Osmani. “Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe veprimtarit të shquar Kadri Osmani”, thuhet në telegram, në të cilin Kadri Osmani cilësohet si një nga personalitetet më të dalluara të rezistencës kombëtare që nga vitet 60-ta.  “Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë”, thuhet mes tjerash  në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

JETESHKRIMI I KADRI OSMANIT

MANI KADRI
1937-I-23
U lind me 1937.I.23 ne fshatin Makreshi Poshtem , Bashkia e Artanes.

Shkollen fillore, kater klase i kreu ne vendlindje, ndersa prej klases peste mesimet i vijoj ne fshatin Perlepnice duke perfunduar klasen e tete privatisht ne Prishtine dhe Gjilan . Shkollen e mesme ekonomike pa shkeputje nga puna , si arsimtar percolli rikualifikimin ne Shkollen e Larte Pedagogjike ne Prizren , u diploma ne Fakultetin Filologjik ne drejtimin Gjuhe dhe Letersi Shqiptare ne Universitetin e Prishtines- me 2.7.2003.
eshte student i gjenerates se pare- MASTER, i regjistruar ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines ne vitin shkollor 2005, indeksi Nr. 04/10, Dosja 10 dhe i ka perfunduar provimet me sukses me daten 20.12.2006, e ka dorezuar Temen: NELOGJIZMAT Ne GJUHeN SHQIPE, ka 170 neologjizma te vetat, dhe pret ta mbroje, perpara Komisionit te ngritur nga Dekanati, ne fillim te vitit 2007.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu