Kadri Kokollari një Dëshmor e simbol i Qëndresës

0
693

( Ribotim dhe plotësim) Më 3 korik mbushën 14 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të orëve të para të ZO të Pashtrikut, simbolit të qëndresës të kësaj ane, Kadri Kokollarit Por, heronjtë nuk vdesin kurrë, sepse emrat e tyre bëhën të pavdekshëm, e nderohën me respekt të madh nga populli, kështu ata fitojnë përjetësinë në zemrat e kombit, ata u ngritën për të mos rënë kurrë. Një feniks i lirisë kombëtare, i cili e tregoi trimërinë e vet me shëmbullin si një metaor prej luftëtari të paepur, është edhe Kadriu Kokollari.

Ka lindur më 19 gusht të vitit 1965 në Budakovë të Therandës nga një familje me tradita patriotike.

Trekënshi gjeografik Budakovë- Caralevë-Jezercë është një zonë maloro-kodrinore me një pozitë strategjike në të cilën u trashëgua bujaria, besa , trimëria e tradita shqiptare me shekuj.

Në këtë trevë u bënë kryengritjet shqiptare  më të përgjakshme në kohën e Lidhjës shqiptare të Prizrenit më 1878-81, në vitet 1908-1912, rezistenca kundër okupatorit serb, më 1912 dhe 1944-45, etj. Jehona e trimave, si e Mic Sokolit, Isa Boletinit, Bajram Currit etj, Hysen Budakovës, do t’i frymëzojë brezat atdhetarë në vazhdimësi të kësaj ane.

 

Familja e Sadri Kokollarit, babait të dëshmorit, ishte frymëzuar, edukuar, kalitur e rritur nga shkollat popullore –odat shqiptare; familje me  traditë e me besë shqiptare ku do ta gjenin gjithmonë strehimin atdhetarët e njohur që luftonin kundër robërisë serbe, siç ishte strehimi i  Ibrahim Lutfiut, veprimtar i ONDSH-së, i strehuar  3 vjet te Zenun Kepa dhe te Behlul Kokollari, mixha i Sadri Kokollarit, pas ripushtimit jugosllav të Kosovës, më 1944-45.  Zenun Kepa është torturuar për vdekje dhe meqë OZN-a nuk mori asnjë informim nga ai për luftëtarin e lirisë – Ibrahim Lutfiun,  pushkatohet në shtëpinë e tij. Ibrahim Lutfiu kur zbulohet dhe rrethohet nga organet e OZN-ës, me udhëheqësin famëkeq, Mehmet Sekulin (Mehmet Maliqin), bënë vetëvrasje për mos t’u dorëzuar i gjallë dhe për të mos i dëmtuar familjet ku ishte strehuar.

Edhe gjatë Epopesë së lavdishme të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës te kjo familje, luftëtarët e lirisë të ZO të Pashtrikut , si komandant Tahir Sinani, zëvendëkomandant Sadik Halitjaha , luftëtarët Xhemajl Rexha, Aqif Kadriu etj., do ta kenë folenë më të sigurtë. Budakova ishte një Olmp i trimave të UçK-së.

 

Këtu, në fshatin e lindjës, Kadriu do të ketë fatin të njihet me shumë veprimtarë të çështjës kombëtare – me atdhetarëte të  paepur të anës së Therandës.Shyqeriu, vëllai i tij më i madh do të inkuadrohej, qysh kur ishte i ri në Lëvizjën Popullore të Kosovës. Kështuqë Kadriu me vëllaun e vogël Shabanin, tani i ndjerë, do të fillonin aktivitetin patriotik si filiza. Vëllazërit Kokollari, në veprimtarinë e tyre, do të ndikohën edhe nga veteranët e arsimit e të çështjës kombëtare ,nga Shefki Muçaj,   Haxhi Zyba etj., arsimtarët pishtarë, qysh në bankat e shkollës fillore. Në rrugëtimin e tyre do ta njohin edhe një nga  militantët  më të devotshëm të LPK-së, dëshmorin Fadil Vata, nga i cili do të fitojnë një përvojë të madhe gjatë aktivitetit të tyre  ilegal. Do të bashkëpunojnë edhe me Halil Krasniqin, Nexhmedin Elshanin etj.

Mirëpo, disi këtë traditë bujarije e trimërije e kishte zbehur bukur shumë politika pacifiste e  nënshtrimt në fillim të viteve të ’90-ta. Pas ca viteve të gjata të durimit, nëpërkëmbjës së dinjitetit moral e kombëtar, burgosjeve, maltretimeve, sharjeve, bastisjeve, shpërnguljeve, poshtrimeve e vrasjeve që bëheshin nga ana e pushtuesit serb, djemtë e vajzat më të mira të popullit shqiptar i thanë ndal kësaj letargjije pacifiste: lindi Ushtria çlirimtare e Kosovës, UCK-ja, e cila rizgjoj krenarinë e dinjitetin popullit me krismat e pushkve, me Komandantin legjendar Adem Jashari në kryetë saj. Pushka e tyre do ta largojë pushtuesin shekullor nga trojet arbërore.

Lufta e UCK-së që kishte filluar në Drenicë e Dugagjin nuk i linte të qetë atdhetarët e vertetë kudo që gjendeshin. Kushtrimit të Prekazit heroik do t’i përgjegjeshin vullnetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

Kadri Kokollari do të jetë një ndër të parët që nuk mund të rrinte e bëte sehir pas krismave të pushkve të Kullës së bacë Shaban Jasharit me djemtë kreshnikë, Ademin e Hamzën, me mikun e vatrës Osman Gecin dhe me tërë familjën e vet, dhe pikrisht më 5 mars, kur luftohej në Prekaz, do t’i telefononte Shyqeriut, vëllaut të vet, që gjendej në Zvicër. Ja biseda , të cilën e ruan me krenari vëllai i tij, një nga shokët e vëllazërit më të ngushtë të idealit kombëtar që i kam në mërgatë:

BISEDA ME KADRIUN PËRMES TELEFONIT

(5 mars 1998)

Kadriu:

… kallxom a është  kah punohet edhe këtu në Suharekë, ndonjë send, për formimin e UÇK-ës?

Përgjigjja:

Nuk di kurrgja!

Kadriu:

Po, po ti e din; por kallxom, se përndryshe nesër herët në mëngjes, veç prit kur të lajmrohem nga Drenica. Por këtë herë pata dëshirë që krejt Kosova të qohet në luftë si Drenica, prandaj të pyes edhe për rrethet tjera se a është kah punohet në këtë drejtim…

Përgjigjja:

Mirë, atëherë ndëgjo! Shko te shtëpija e Shefki Muçës në Suharekë. Kërkoje vet Shefkiun, dhe aty mundë të informohesh për të gjitha…! Ma tepër nuk mund ta zgjasim në telefon, për këto punë…

Kadriu:

E ty vëlla të faleminderi shumë për këto… se këto edhe unë desha… Prandaj, vëlla mirëupafshim në LIRI; se kështu ma s’durohet, përshëndete tërë familjen, e ditën e mirë…!

Pergjigjja:

Ditën e mirë dhe Ju lumtë pushka!

Kadriu:

Rroftë USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS!

Përgjigjja:

Rroftë !

Me këtë edukatë e vetëdije kombëtare Kadriu, nëpërmes Shefki Muçajt, do të ndërlidhet me Sadik Halitjahën, i cili kishte ardhur nga Zvicra, dhe do ta merrë një mitraloz dhe një revole për detyrë të mbrojtjës së atdheut në pikën e Dardhishtës, ZO e Pashtrikut.

Tani, prapë si gjithmonë, familja e Sadri Kokollarit do të bëhej një fole luftëtarësh dhe do të luftonte me krenari e trimëri të rrallë. Rreshtave të UçK-së së lavdishme do t’i shtoheshin edhe vetë patrioti i moshuar duke ndjekur shembullin e bacë Shaban Jasharit si dhe vajza e tij Xhylferija, më tepër e njohur si Shota. Shotë me meritë sepse u tregua  në luftë si Shotë Galica, Xhevë Lladrovci e si shoqet tjera me pushkë në dorë kundër kriminelëve serbo-çetnikë. Shota do ta trashëgoj me krenari revolën e vëllait dëshmor, si kujtim qëndrese e heroizmi të luftëtarit të orëve të para të ZO të Pashtrikut.  Pra një familje e tërë në shërbim të atdheut! Kjo familje u bë shëbull frymëzimi që mbushte, radhët e UÇK-ës, u bë udhërrëfyese e luftëtarëve, ku ngritej morali i qëndresës dhe gaditëshmëria për sakrifië, për çlirim e liri kombëtare. Kadriu fliste pak, si kmandant Adem Jashari, po në luftë ishte i lëvizshëm e i shkathtë si një lua; kjo dhunti natyrore e tij , ky shembull i trimërisë e sakrificës do të frymëzonte e mobilizonte shumë të rinjë në këtë zonë.

Në betejën e zhvilluar në mes të Kadriut, bashkë me tre shokë, në pozizionin e njësitit të tij në Dardhishtë më 3 korrik të vitit 1998 Kadriu u kishte rezistuar hordhive kriminale me një heroizëm të paparë. Trimëria prej kreshniku ia kishte futur frikën në palcë barbarëve e mercenarëve serbë. Policisë serbe u kishte ardhur në ndihmë edhe ushtrija me tanke, autoblinda e automjete të tjera që qëllonin me mortaja e mitroloza fshatin Dardhishtë e Poshtme. Ata kishin djegur 3 shtëpi dhe dëmtuar mbi 24 shtëpi tjera të fshatit. Po trimi i Budakovës, Kadri Kokollari, kishte vendosur për të luftuar deri në fishekun e fundit. Ushtrisë e policisë serbe u kishte hyrë frika në palcë. Ata i thirrën në ndihmë edhe banorët serbë të fshatrave Muhlan e Reçan. Lufta kishte filluar afërsisht nga ora 18 e 3o minuta dhe kishte përfunduar deri kah ora 20 e 30 minuta. Po trimit tonë kishin filluar t’i harxhoheshin municionet dhe papritmas bje heroikisht në fushën e betejës; po e kishte paguar gjakun duke lënë disa të vrarë në taborin serb. Pas vrasjës së Kadriut forcat serbe tërhiqën duke e marrë një lekcion të mirë nga djelmoshat trima të UçK-së.

Lajmin e vrasjës së Kadriut e kishin pritur me dhembje të madhe, si familja ashtu edhe shokët e miqtë, po gjithashtu edhe me një krenari e mburrje kombëtare.

Ai e kishte bërë vdekjën si me le. Pas vdekjës së tij radhët të UçK-së do t’i shtohën ditë e për ditë. Edhe altarit të lirisë në Varrezat e Dëshmorve në Therandë, emrit të Kadri Kokollarit, do t’i thurrën edhe 88 feniksë të lirisë.

 

Sadri Kokollari, babai i dëshmorit, një burrë bujar e  me traditë kombëtare ndihet krenar për të birin që ia dha lirisë. Po, baca Sadri ndien krenari, edhe dhembje njëkohësisht, edhe për shokët dëshmorë të Kadriut dhe pret e u bënë vizita familjeve të dëshmorve anëembanë Kosovës. Ai është krenar që ka djalin e madh, Shyqeriun, i cili nuk ka kursyer kurrë për ndihmë luftës nëpërmes FONDIT VENDLINDJA THËRRET, në Zvicër. Është krenar gjithashtu se Shota, vajza e tij, është martuar me një bashëluftëtar të saj , me Sami Asllanin, nga Deva e Gjakovës, e që të dy janë pjestarë të TMK-së. Familja e Kadriut jeton në Korishë te Prizrenit nga viti 2005.

Kadriu ka lënë pas veti Zizën, të shoqën, me katër fëmijë, Agronin, Shabanin, Buraldën dhe Arbenin.

Emri dhe vepra heroike e Kadri Kokollarit për liri e bashkim kombëtar do të mbetët gjithmonë në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar!

Lavdi Ushtrisë çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të kombit me Komandantin legjendar Adem Jasharin!

Lavdi dëshmorit Kadri Kokollarit!

 

Nga Ramadan Pllana

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu