Kadri Veseli po e do kryeministrinë

0
799

Kadri veseli dhe Putini

Analisti i çështjeve politike, Faik Krasniqi ka thënë për GazetaBlic se me zgjedhjen e Thaçit President, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka arritë qëllimin e tij, duke e nxjerrë në pension kundërshtarin tij më të fortë në skenën politike të Kosovës, pasi që sipas Krasniqit, Mustafën e të tjerët nuk i llogarit si kundërshtar të denjë.

“Me zgjedhjen e Hashim Thaçit President, Kadri Veseli ia arriti qëllimin e tij duke e nxjerrë në ”pension” kundërshtarin e tij më të fortë në skenën politike të Kosovës. Sepse Isa Mustafën dhe të tjerët nuk i llogarit si kundërshtar të denjë për ta sfiduar. Prandaj, kjo deklaratë e Kadri Veselit për zgjedhje të jashtëzakonshme nuk më befason fare, sepse ai tash e sa kohë është duke u përgatitur që në një të ardhme të afërt të bëhet kryeministër i Kosovës” ka thënë Krasniqi, përcjell GazetaBlic.

Deklaratën e tij Krasniqi e ka vazhduar duke thënë se ky edhe është qëllimi I Veselit, që ta prish koalicionin me LDK-në dhe të bëhet kryeministër.

“Ky është edhe qëllimi i tij, që ta prish koalicion me LDK-në, vendin ta dërgojë në zgjedhje dhe pas zgjedhjeve të bëhet kryeministër. Por prapë se prapë në situatën e rëndë ekonomike dhe politike në të cilën ndodhet Kosova, fatkeqësisht, nuk është zgjidhje largimi nga pushteti i njërës parti që është në pushtet dhe zëvendësimi me ndonjë parti të opozitës. Zgjidhja më e mirë e mundshme do të ishte largimi nga skena e gjithë kasta e vjetër politike, e cila është fajtore për gjendjen e rëndë ekonomike, politike dhe në çdo sferë të jetës!” tha Krasniqi gjatë një prononcimi për Gazetën Blic.

Ndryshe, Kryetari i PDK-së, njëherit edhe Kryetar I Kuvendit , Kadri Veseli, për herë të parë ia ka përmendur LDK-së idenë për zgjedhje të reja si mundësi për të kthyer në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu