Kadri Veseli, trashëgimtar i Thaçit

0
719

Kryeministri Thaçi, sipas gazetës Koha Ditore, pritet të mos kërkojë më votën për një mandat tjetër qeveritar. Burime të gazetës kanë thënë se ai do të synojë majën e pushtetit, nëpërmjet zgjedhjeve të para presidenciale, vendim ky që ia imponon të heq dorë nga drejtimi i partisë.

Burime ndërkombëtarë i kanë thënë gazetës se Perëndimoret donë që PDK – ja të drejtohet nga kryediplomati Enver Hoxhaj, ndërsa burime në PDK kanë theksuar se Thaçi do t’ia lërë këtë pozitë ish kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli.

Gazeta shkruan se e tëra ka rrjedhur kur ndërkombëtarë kanë mësuar se Hoxhaj do të mund të largohet në kuadër të riformatimit të Qeverisë, në muajin shtator, duke shprehur shqetësimin e tyre se Hoxhaj nuk është mirë të largohet nga pozita e tij.

“Shpresojmë se Hoxhaj nuk do të largohet”, ka thënë një burim ndërkombëtarë për gazetën.

Mirëpo, thuhet se Hoxhaj ende ka disa probleme që ndërlidhen me të gjatë kohës sa menaxhonte Ministrinë e Arsimit – dyshime për keqpërdorime në këtë ministri.

“Pasi të jenë sqaruar plotësisht dyshimet në lidhje me çështjet nga koha sa ai ishte ministër i Arsimit, Hoxhaj do të mund të merrte lidershipin e partisë në vend të Thaçit, i cili do të mund të largohej për post presidencial”, ka thënë tutje burimi i gazetës.

Por, ndërkombëtarët thonë se Thaçi dëshiron që ta vë dikë tjetër në krye të Partisë së tij, dhe ai është ish shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli.

E tërë kjo mund të ndodhë deri sa të riamandamentohet ligji për zgjedhjet që pritet të zgjatë nga 6 deri në 9 muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu