Kadri Veseli zbulon pagat e SHIK’ut

0
963

Ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli ka zbuluar pagat e punëtorëve të tij, por nuk ka treguar se nga e ka siguruar buxhetin për t’i paguar ata. Ai këtë e ka bërë para prokurorit ndërkombëtarë të EULEX—it, përderisa ka qenë i ftuar për të dëshmuar në cilësinë e dyshimtarit në rastin “Bllaca”.

Në një dëshmi që e ka dhënë në prokurori, ish shefi i SHIK-ut Kadri Vesel i ka thënë prokurorit Erwin Petilos, se numri i anëtarëve të SHIK-ut nuk ka kaluar asnjëherë mbi 90, derisa numri i “spiunëve”, të cilat dikur kanë punuar për Serbinë ka qenë 200.

“Rrogat silleshin nga 190 euro deri në 350 euro në momentin kur u mbyll shërbimi përkitazi me sfidat”, i ka thënë prokurorit Veseli.

Sipas tij në vitin 1999 buxheti për SHIK ishte ndarë nga Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Hashim Thaçi.

“Nuk ishte më shumë se 5000 marka në vitin 1999. Nëse me jepni kohë, atëherë unë mund të bisedoj me disa njerëz. Do të mundohem të jem shumë i drejtpërdrejt dhe i sinqertë. Unë jam këtu për të thënë realitetin”, ka thënë tutje ai, transmeton Koha Ditore.

Veseli thotë se në vitin 1999 nuk ka pasur nën komandë më shumë se 30 njerëz, por mandej numri i tyre është rritur.

Prokurori mandej ka kërkuar nga Veseli të di më shumë për vrasjen e njerëzve të LDK-së në periudhën e pasluftës. Ai ka thënë se disa persona, anëtar të LDK-së, duket se janë vrarë nga njerëz të PDK-së, të cilët kanë përdorur SHIK-un për t’i vrarë ata.

“Nuk dua t’ia vërë fajin askujt. Unë nuk e di nëse dikush nga PDK – a ka vrarë dikë, por kurrë nuk ka ndodhur që SHIK-u të jetë përdorur për atë qëllim. Kjo s’ka lidhje me SHIK-un. Ky rast është parë si mundësi që 12 vjet dhe njerëzit akuzojnë njëri – tjetrin. Unë nuk ndihem mirë dhe familja e ime nuk ndihet mirë. Tani kemi këtë situatë”, ka thënë Kadri Veseli.

“Ajo që më shqetëson është kjo: le të them se është një revole që është përdorur në një vrasje dhe pas ekzaminimit të gëzhojave konstatohet se ajo është përdorur edhe në një vrasje tjetër. Ato i takojnë ose LDK-së ose bashkëpunëtorëve, e vetmja gjë e përbashkët është se janë armiq të PDK-së”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu