Kadri Veselit s’po i ecën puna mirë me mediat e publikun!

0
722

kadri-veseli

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës dhe Nënkryetari i PDK-së Kadri Veseli duket që ende është i ri në një post publik dhe me peshë siç është ky që e ka marrë tashti.  Pos faktit që jo pak deputetë në të shohin “djallin” e “nëntokës” kurse përkrahës dhe kolegë të tij e konsiderojnë si personalitetin më të hapur të kësaj partie, ai prejse u zgjodh i pari i Kuvendit të Republikës duket që ende s’i ka vënë në “rend” punët e tij me publikun dhe sidomos zyrën e mediave në Kuvend raporton Gazeta Blic. Kështu derisa zyra e Kuvendit për media dje njoftonte për takimin e po djeshëm të Veselit me ambasadoren e Zvicrës në Prishtinë mediat për këtë gjë kanë njoftuar vetëm sot- dhe atë pasi Veseli këtë fakt e kishte bërë të ditur në profilin e tij në Facebook.

Për më tepër Veseli një ditë më parë po në këtë profil të tij kishte lutur shumë miq e simpatizantë që të mos i kërkonin takime orë e çast pasi që tashti ishte në detyrë të re dhe i duhej kohë derisa të akomodohej aty.

Edhe kritikave që s’po ia urojnë homologë të tij nga rajoni nuk ka mundur t’u rezistojë puna më tepër se e  dobët e zyrës së tij në Kuvend kur nuk doli lajmi që atij tashmë kanë filluar t’i vijnë edhe urimet e para nga rajoni: po dje ai kishte marrë një urim nga homologu i tij slloven- lajm ky që u përcoll në morinë e emailave që zyra për media e Kuvendit dërgon tek mediat- pa ndonjë efekt domethënës. Në fakt: për urimin e sllovenit duket që s’ka njoftuar askush.

Ish- shefit të SHIK-ut dhe tashti Kryetarit të Kuvendit duket që do t’i duhet edhe ca kohë derisa të akomodohet në postin e ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu