Kadrihashimi ose Hashimkadriu e përjashtoi nga zgjedhjet Degën e PDK-së në Viti

0
703

Nexhemdin Arifi mund të jetë kandidat i mrekullueshëm i “klanit të Zemunit”

Askush në Viti, por as në Kosovë nuk mund ta imagjinonte një “DËNIM” dhe komplot të këtillë ndaj një Dege të një partie dhe ndaj 6 mijë anëtarëve dhe votuesve të PDK-së në Viti! Binomi Hashim- Kadri, s’mund ta bënte kush tjetër, në kundërshtim me vullnetin e një Dege, në kundërshtim dhe pa asnjë vendim a qëndrim të Kryesisë së PDK-së (Këshilli Drejtues i kësaj partie është bërë që të mos funksionoje dhe të mos pyetet kurrë), në kundërshtim me statutin e Partisë, në kundërshtim me ligjet dhe rregullat në fuqi, në kundërshtim edhe me moralin shoqëror, ditën e fundit (me 17 shtator) na e nxjerrin një kandidat nga “ZARFA” e tyre për kryetar komune në Viti, i cili nuk është as anëtar i PDK-së dhe as i propozuar në asnjë organ dhe nivel të PDK-se! Madje, një kandidat që nuk ka aplikuar brenda afatit ligjor! Kjo dëshmon se në ketë komplot ose pjesë e tij ishte edhe KQZ-ja e sterpolitizuar (partiakzuar) dhe e stervarur! Edhe në kohën e pushtimit të egër dhe të një sistemi politik monist kur na dënonin ose na shqiptonin ndonjë masë (kur nuk na lejohej t’i vazhdonim studimet, p.sh.) na jepnin një copë letër të shkruar, kurse “dënimi” që i paska dhënë Kadrihashimi Degës së PDK-së dhe Vitisë nuk është regjistruar kerkund dhe nuk na është bërë i njohur asnjëherë! Kush (cili organ) e shqiptoi këtë dënim, kur e shqiptoi, pse e shqiptoi?! Të papërshtatshëm moralo-politikisht?! Apo edhe ky spastrim i PDK-se nga vlerat e saj demokratike, liridashëse e kombëtare është pjese e marrëveshjeve të Brukselit?! Madje, edhe në ushtrinë jugosllave kur jam dënuar (si edhe shumë shqiptare të tjerë) ma patën dhënë një copë letër të shkruar. Logjik dhe përpjekjet për ta mundur PDK-në me prurje të dyshimta ka 5-6 vite që ka hyrë masivisht në PDK dhe po ia zënë frymën e po ia merr shpirtin kësaj partie. Këto praktika kunderdemokratike, ilegale dhe me ngjyrime te forta mafioze (jo vetëm në PDK) në partitë politike, në institucionet dhe në shoqërinë tonë janë kancer i këtij vendi dhe i kësaj republike. Nuk po zgjatem më shumë, sepse rastin “VITIA” tashmë e njohin mirë anëtarësia e gjerë e PDK-së në Kosovë, por edhe opinioni publik. Nexhemdin Arifi mund të jetë kandidat i mrekullueshëm i “klanit të Zemunit” në Viti dhe i Kadrihashimit, por në asnjë rrethanë dhe asnjëherë kandidat i PDK-së dhe i Degës së saj në Viti.
Unë i falënderoj dhe u jam përgjithmonë mirënjohës anëtareve dhe dashamireve të shumtë të PDK-së në Viti (rreth 6 000 veta) për angazhimin e tyre maksimal, për qëndrimin e tyre dinjitoz dhe për ruajtjen e pastërtisë se kësaj Dege gjatë këtyre viteve të vështira karshi atyre që ka pesë-gjashtë vite që u përpoqën dhe u angazhuan ta nxijnë dhe ta korisin. Drejtuesit e kësaj Dege dhe organet e saj edhe presionin dhe shantazhet e lloj-llojshme të tipit të Ilmi Recices i përballuan me dinjitet, duke nderuar vetën e tyre, Vitinë dhe mua (kandidatin e tyre). Mirënjohje, nder dhe falënderim për secilin anëtar, por edhe për secilin qytetar te Vitisë që është përpjekur dhe përpiqet për të mirën e Vitisë, për të mirën e bashkëqytetarëve të tij dhe të kombit tone shqiptar! Bashkë do të jemi e mira e Vitisë dhe e Kosovës. Të ndarë e të përçarë na duan vetëm ata që e duan Vitinë në gjunjë dhe të poshtëruar, vetëm ata që Vitinë e duan në duart e uzurpatoreve, matrapazëve, mafias, krimit dhe korrupsionit…

 

Nga: Xhevat Bislimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu