‘Kafazi eksperimental’ i Elitës Politike’

0
713

Driton Gashi 1

Nëse i futemi psikanalizës bihejvioriste të Buhurrs Skiner-it, dhe bëjmë një krahasim mbi ‘eksperimentin e tij ndaj miut’, do të vërejmë shumë ngjashmëri mbi atë të ‘elitës politike’, ku ‘eksperimenti i tyre është vetë ‘populli’.

Të vështrojmë: ‘Ky është shembulli bihejviorist i Skiner-it, mbi ‘miun në kafaz’, që shpesh quhet edhe si ‘Kutia e Skiner-it’… që unë e kam krahasuar shpesh me ‘kafazin eskperimental’, të Elitës Politike, që mbizotëron në Kosovë!

‘Imagjino një mi në kafaz, i cili është një kafaz i veçantë, ku ka një thupër ose pedal në një anë, që kur shtypet mundësohet një mekanizëm i vogël të lëshojë një copë bukë brenda në kafaz. Miu është duke kërcyer rreth kafazit, kur aksidentalisht shtyp thuprën dhe hej-mrekullia u bë! Copa e bukës bie në kafaz. Pra, Operanti është sjellja, pikërisht që më përpara përforëcuesit që sigurisht është copa e bukës’.

Kush është në fakt në këtë rast është ‘miu i futur në kafaz’? Pa dyshim që është poopulli, që tash e një kohë vetëm kushtëzohet për mbijetesën e tij nga ‘eksperimenti i liderëve’. Dhe kush është Skiner-i (eksperimentuesi)? Pa dyshim, Elita Politike , që stimulon sjelljen tonë me anë të ‘kutisë eksperimentale’, që është ndërtuar gati që një dekadë e gjysmë. Fuknsionoi bukur deri më tani.

Mirëpo, çfarë ndodh nëse Skiner-i, nuk i jep miut më ushqim? Me sa duket ai nuk është më budalla dhe pas disa orvatjeve të kota, nuk e shyp më thuprën. Kjo në sistemin bihejviorist është quajtuar si shuarje e sjelljes opernate. Ushqimi i Skiner-it, që ai i jep miut, janë pikërisht, premtimet, gënjeshtrat, dredhëritë politike ndaj popullit (‘miut në kafaz’). Ata, asnjëherë të vetme nuk guxojnë ta ndalin ushqimin ndaj ‘miut’, përndryshe eksperimenti nuk do të ketë sukses dhe njëkohësisht rrezikohet e ardhmje e tyre. Skiner-i, që në këtë rast personifikohet me elitën politike- hedh ushqim kohë -pas- kohe. Kësisoj miu orvatet herë- pas- here, deri sa të prek pedalen dhe mekanizmi të lëshojë copën e bukës.

Por, sipas teorisë bihejvioriste, sjellja miut, do të ndryshojë dhe do të zhvillohet me kalimin e kohës. Që me njëfarë fome ai do të ‘kuptojë’ se çfarë me të vërtetë po ndodh! Kësisoj, eksperimenti më në fund do të dështojë për Skineri-n, dhe do të jetë triumfues për miun. Por për momentin kjo është e pamundur. Njhërësh Skiner-i, është edhe ndërtues i kafazit dhe superior ndaj miut! Mrekullitë mund të ndodhin, por rrallë! E sigurisht nuk mund të ndodh në një vend të paarsimuar siq është Kosova, ku sasia vlen më shumë se cilësia. Dhe si një shembull i kësaj mund të mirret edhe vetë Universiteti (themeli shtetit) që është ndërtuar mbi kuantitet, gjë që është në favor të vetë eksperimentuesit.

Mirëpo si do të jetë sjellja e së ardhmes, të kësaj shoqërie? Do të jetë vetëm sjellje e përforcuar! Instikt më i fortë që vepron në mënyrë të pavetëdijshme.

Aq mirë e njeh Skiner-i, eksperimentin e tij, sa që mund të përdorë mënyra të ndryshme për të modifikuar edhe më tej ‘sjelljen e miut’. Mund ta ndëshkojë! Dhe të jetë nxitës kundërshtar duke e goditur sa herë që ‘miu gabon’. Kësisoj sa herë që e godet ai mund të veprojë dhe do të gabojë më pak.

Kësisoj sjellja e këtij populli, në këtë rast (miu), është sjellje e shoqëruar me nxitës kundërshtues (elitës) rezulton në zvogëlimin e mundësisë së sjelljes të dëshiruar që ka për të ndodhur në të ardhmen.

Vështroni: ‘Nëse, eksperimentuesi e bën të vuaj miun nga uria, është ushqimi që i jep, dhe me këtë e nxit të bëj diçka pozitive për vetë eksperimentuesin dhe asnjëherë për miun’.

Por shpresoj që ky përforcues që kushtëzon sjelljen e një popoulli, të mos reflektojë në anën pozitive të Elitës. Sepse jo çdo herë e keqja mund të zhduket me ndëshkim-me të keqe. Por, të ngritet ky popull njëherë e përgjithmonë nga ky lloj eksperimenti dhe nga ushqimi me opium i servirur nga Liderët.

Driton Gashi (Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së ‘Grupi për Studime, Analizë dhe Hulumtime Sociale’-SOCIO.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu